UBT

UBT krijon kushte për punë praktike për studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit

/ 2 minuta lexim
HW

UBT ka realizuar projektin e ashtuquajtur “Ngritja e fushës eksperimentale kërkimore-shkencore me kultura bujqësore si produkte ushqimore me bazë bimore”, në kuadër të së cilës janë ndarë parcela për mbjelljen e produkteve bujqësore.

Projekti është ideuar për të krijuar kushte për punë praktike për studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit, teksa tashmë janë mbjellë varietete të grurit dhe të pemëve, po ashtu janë ndërtuar edhe serra eksperimentale që njihen si laboratorë të gjelbër.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka theksuar se fushat eksperimentale me kultura bujqësore do tu mundësojnë studentëve të UBT-së punë praktike, teksa sipas tij, projekti përfshinë parcela për bimë lavërtare, sektori për pemë dhe perime, bimë dekorative dhe lule të ndryshme.
“Studentët do të kenë mundësinë që të shohin si rriten dhe zhvillohen produktet bujqësore, se si vjelën dhe të futen në procesin teknologjik të përpunimit”, tha Hajrizi.

ARKATANA

Ndërsa, koordinatori i projektit, Nexhat Balaj ka thënë se në fushat eksperimentale do të mbjellën produkte bujqësore si bazë për përpunimin teknologjik, përfshirë mollë, dardhë, vishnje, grurë, misër, domate, tranguj etj.

Sipas tij, studentët e UBT-së në kuadër të këtij projekti do të realizojnë edhe kërkime shkencore, për të mësuar se si këto produkte bujqësore prodhohen në Kosovë dhe më gjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.