UBT

UBT-ja zyrtarisht me “CERT division”

/ 2 minuta lexim
HW

Në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP), për herë të parë në vend, është krijuar Computer Emergency Response Team division, me emërtimin zyrtar “UBT-CERT” (http://csp.ubt-uni.net/cert/).

Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.

Misioni dhe vizioni i “UBT-CERT” mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit, të marrin pjesë dhe të zgjidhin sfidat e sigurisë kibernetike.
Në bazë të dokumentit “Strategjia e Sigurisë Kibernetike për UBT-CERT” shërbimet që do të ofrohen definohen përmes kategorive në vijim: Shërbime reaktive; Shërbime proaktive; Security quality management.

FIDANISHTJA

Fokusi mbetet në sektorin akademik, duke ofruar shërbimet e “UBT-CERT” universiteteve, qendrave kërkimore, institucioneve publike dhe ndërkombëtare.
CERT divizioni udhëhiqet e menaxhohet nga Atdhe Buja, ekspert i sigurisë kibernetike dhe i certifikuar si Ethical hacker.

Nga dokumenti “Strategjia e Sigurisë Kibernetike për UBT-CERT” dalin objektiva që definojnë qartë fushëveprimin dhe funksionet e “UBT-CERT”: Pjesëmarrja në incidentet; Aktivitetet e sigurisë kibernetike në vend dhe ndërkombëtare; Krijimi i mekanizmit të besueshëm për shkëmbim të informacionit; Forcimi i nivelit të sigurisë brenda CERT-UBT; Zhvillimi i ndërfaqes për raportimin e incidentit; Kontribuimi dhe promovimi i vetëdijesimit qytetar për sigurinë kibernetike; Mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike për studentët e UBT-së; Ngritja e kapaciteteve për përgjigje në raste incidenti; Bashkëpunimi ndërkombëtar; Pjesëmarrje në hulumtim e zhvillim në kuadër Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP); Mekanizmi i vlerësimit strategjisë dhe objektivave.

Synim i vazhdueshëm është dhe mbetet akreditimi i “UBT-CERT” në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.