Eko Higjiena

UBT-ja vlerësohet si institucioni që po bën revolucion në edukimin virtual

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, “EON Reality”, e ka vlerësuar lartë faktin se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, përgjatë kohës së pandemisë ka bërë revolucion në sistemin e edukimit përmes platformave Virtual Reality, si dhe krijimin e 54 mijë mësimeve.Në lidhje me këtë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se angazhimi i tyre është përkthyer në sukses.

Ai thotë, se qasja proaktive gjatë pandemisë në arsim, ka bërë që të dallohen në botë për një rezultat që kanë marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin e tyre.“Është e vërtetë që kompania jonë ka vlerësuar shumë punën tonë angazhimin tonë që e kemi bërë gjatë këtij viti sidomos në kohën e pandemisë. Qasja proaktive gjatë pandemisë ka qenë mjaft e lartë dhe involvimi i teknologjive të fundit sidomos të bazuar në teknologjinë të realiteti virtual ka bërë që ne të dallohemi në botë për një rezultat që kemi marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin tonë”, tha ai.

“UBT-ja është universiteti i parë në botë që ka bërë një qasje sistemore ne te gjitha fakultetet dhe gjithë programeve në teknologji. Kur e kemi bërë implementimin kanë dalur rezultatet mahnitëse dhe studentët tanë bashkë me stafin kanë gjeneruar 150 mijë njësi të reja mësimore të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në formë digjitalë dhe kanë krijuar edhe ide të reja të cilat përveç që i kanë përdorur për veti mund t’i përdorin edhe të tjerët në botë. Dhe kjo ka krijuar një efekt shumë të madh dhe një vlerësim të madh në botë për UBT dhe Kosovën”.

Teksa ka folur për këtë sukses, Hajrizi thotë se ka arritur që ta sjellë kompaninë globale për teknologjinë virtuale “Yon realit” për të investuar në Kosovë. Investimi i tyre kap shifrën e 28 milionë dollarë, ndërsa 2 milionë të tjera janë investuar nga UBT-ja.“Ne bashkë me kompaninë globale për teknologjinë virtuale ‘Yon realit’ kemi bërë një bashkë investim vitin e kaluar dhe kemi hapur qendrën e tyre në Kosovë për Ballkanin perëndimor diku rreth 30 milion dollarë investime. Dhe ky bashkëinvestim në kohën e pandemisë ka bërë që të kemi një fezibiltet shumë të madh në botë. Tash kanë filluar që të na ftojnë edhe universitete të tjera që përvojën tonë ta bartim edhe në institucione tjera. Jemi të vetmin në Ballkan dhe institucioni më i madh në botë ‘Klasrum three point zero’. Ne kemi kaluar në 3.0. Kjo na ka bërë që e kemi implementuar në tërësinë zhvillimore dhe pronari i ‘Yon realit’ e ka promovuar UBT-në vendi më i ri ne botë. Ky vlerësim për neve është shumë motivues dhe mendoj që Kosova duhet ta shfrytëzojmë këtë digjitalizim që të bëjmë transformime edhe më të mëdha inovative në gjenerimin e vendeve të punës”.Hajrizi thotë se do të mundohen që këtë implementim që e kanë bërë në UBT ta bëjnë edhe në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Sipas tij, qasja e institucioneve karshi këtyre investimeve, nuk është i duhuri, duke dhënë kritika ndaj institucioneve përgjegjëse.“Tash qendra është hapur dhe është implementuar në nivel institucional të UBT por ne kemi pretendime që të shpërndahet edhe në institucione të tjera dhe te vendet tjera dhe nivelet e edukimit. Ne kemi pasur një përgjegjësi sociale ndaj Kosovës në kohë pandemie dhe kemi bërë një ofertë që këtë implementim që e kemi bërë në UBT ta bëjmë në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta sepse mungesa e literaturës atje krijon mungesë të një cilësie të arsimit kur i shtohet edhe pjesa në distancë dhe kjo formë e mbulon atë gep sepse krijohen laborator virtuale dhe mësimdhënësit dhe nxënësit edhe nëse nuk vijnë në shkollë edhe nëse nuk kanë laborator mund të kenë qasje në shtëpitë e tyre apo në vendin e tyre të mësimit. Është një diçka shumë e mirë dhe kemi dashur t’ia ofrojë falas për vitin e parë akademik. Kjo nënkupton investim 2 milionë dollarë”, tha ai.

Eco Higjiena

“Në kemi bërë investimin ata kanë investuar 28 milionë dhe jemi duke punuar në këtë fushë. Unë mendoj që meqë po vlerësohemi në botë si institucion që kemi bërë revolucion në edukim dhe digjitalizim jemi të gatshëm të iu ndihmojmë institucioneve të Kosovës që t’ua ofrojmë edhe atyre. Mendoj që derisa vlerësohemi botërisht mendoj që është mirë t’ia dalim në krahë nevojave që ka shoqëria jonë në kohë pandemie dhe ende ka mungesë të plotë të digjitalizimit të mirëfilltë të edukimit në Kosovë. Ne jemi të interesuar që të bëjmë një veprim të tillë. Mali i Zi ka bërë vetfinancim. Kishte me qenë mirë që t’iu ndihmojmë edhe në formë të donacioneve. Kemi bërë prezantime por s’kemi marrë përgjigje për të bërë edhe një prezantim”, tha Hajrizi.

Kosova ka arritur ta mposht një konkurrencë me vendet e rajonit duke e fituar këtë investim, e që në garë ishin Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria.

Thotë se ky investim prej 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në Kosovë deri më tani.“Ne e kemi motivuar investitorin të jetë prezent në Kosovë përkundër që kemi pasur konkurrencë të madhe nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria, që kjo qendër të shkon në këto vende. Ne përmes UBT-së dhe bashkinvestimit kemi bindur që të vendoset selia e tyre për Ballkanin perëndimor në Kosovë dhe vendosja e selisë në vendin tonë ka krijuar një fezibilitet më të madh që mund ta përdorë Kosova për investime të huaja”.“Sepse 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në Kosovë deri më tani. Mendoj që është një storie që duhet të shtyhet dhe storia nuk mbaron me kaq. UBT ka dalë si institucion shumë i mirë në botë dhe ne dëshirojmë që jo vetëm UBT por edhe Kosova ta përdor këtë potencial për një nivel të ngritjes së cilësisë”, tha ai.

Rektori i UBT-së thotë se “Teknologjia virtuale mund të përdoret në të gjitha fushat në mjekësi energji edhe në bujqësi dhe pjesën e sigurisë. Faktikisht aplikohe tme sukses në shuëm fusha të jetës dhe në kuadër të kësaj teknologjie janë të inkuadruar kompanitë më të mëdha në botë që quhet virtualizim”.

Rektori Hajrizi shtoi se brezi i ardhshëm do të jetë i gatshëm të përvetësojë këtë teknologji të re e cila do të përmirësojë cilësinë e mësimit në distancë.