Mobi Casa

UBT-ja vazhdon bashkëpunimin me universitete dhe institute të shtetit gjerman

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të tij dy javor, në vazhdën e aktiviteteve të shumta që zhvilloi në Republikën e Gjermanisë, me ftesë të Universitetit të Aachen-it, ka vizituar edhe këtë universitet.

Gjatë vizitës Hajrizi, u prit dhe u takua nga menaxhmenti më i rëndësishëm i Universitetit të Aachen-it dhe Institucioneve përreth, si nga rektorati, Qendra për Transferimin e Teknologjisë, Qendra për Ndërmarrësi, fakultete, institute, nga kompania “Spin off”, Qendra Rajonale për Zhvillim, kompani konsulente etj,

Gjatë këtyre takimeve Hajrizi, kryesisht ka biseduar për transferin e dijes nga universiteti në shoqëri.

“Vizita një javorë në RËTH Aachen shërbeu si një mundësi shumë e mirë për UBT për shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet RËTH dhe UBT”, tha presidenti i UBT-se.

FIDANISHTJA

Hajrizi shtoi se si rezultat i këtij takimi UBT-së i është ofruar: mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e hulumtimeve të përbashkëta, regjistrim në programet e doktoratës për stafin dhe studentët e UBT-së, realizimi i praktikave në firmat gjermane, punimi i diplomave me mentor nga RËTH Aachen, aplikimi në projekte të përbashkëta për hulumtim dhe zhvillim në të gjitha nivelet e mundshme, realizimin e një benchmark-u ndërmjet RWTH Aachen dhe UBT, mbajtja e ligjëratave të përbashkëta, bashkëpunim mes qendrave për transferim të teknologjisë dhe ndërmarrësisë etj.

Kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e këtij programi bashkëpunimi ka dhënë dr. Dietriech Brandt, një bashkëpunëtor i rëndësishëm nga ky Universitet, i cili ka qenë dhe iniciatori i shumë nga formave të parashikuara të bashkëpunimit

Universiteti RWTH Aachen është pjesë e “Iniciativës për ekselencë” dhe renditet si një ndër universitetet më të mira në Republikën Federale të Gjermanisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.