HW

UBT-ja sjellë dijen dhe praktiken botërore për të ardhmen e sigurt të studentëve

/ 2 minuta lexim
HW

UBT, që nga themelimi e deri më sot, ka arritur që për studentët të sjellë praktikat më të mira të mësimdhënies, të cilat aplikohen nga universitetet më të njohura botërore, duke sjellë kështu një frymë të re të studimit dhe hulumtimit në Kosovë, që vjen si rezultat i kombinimit të anës teorike dhe asaj praktike të të mësuarit.

Në vazhdën e përpjekjes për rritjen e cilësisë në mësimdhënie, vetëm brenda një viti, në UBT janë punësuar mbi 100 profesorë nëpër të gjitha fakultetet, të cilët kanë fituar titujt më të lartë akademikë, përmes studimit nëpër universitete të vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Austri, Gjermani, Zvicër etj.

Fundamenti

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se përvoja shumëvjeçare dhe dëshira për të sjellë më të mirën për të rinjtë e vendit tonë, ka bërë që UBT të shndërrohet në vatrën e arsimimit për mijëra studentë të vendit tonë dhe jo vetëm.
“Përvoja 16 vjeçare në mësimdhënie dhe bashkëpunimi me institucione të shumta e bënë UBT-në një zgjedhje të duhur për çdo të ri që synon dhe dëshiron jo vetëm një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe një të ardhme të sigurt”, vlerësoi Hajrizi

Krahas kësaj, në UBT vazhdimisht qëndrojnë edhe akademikë të njohur të universiteteve perëndimore, të cilët angazhohen si profesorë vizitorë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së cilësisë në mësimdhënie, duke sjellë një frymë perëndimore të arsimit dhe edukimit, për të cilën aktualisht ka nevojë vendi ynë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.