Hidromorava

UBT-ja sërish ofron bursa përmes projektit “Erasmus Mundus–SIGMA”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Universiteti UBT prej themelimit në vazhdimësi është përfituese e projekteve ndërkombëtare në sektorin e arsimit në Evropë e më gjerë.

Si vitin e kaluar, edhe këtë vit dhe për katër vjetët e ardhshëm UBT është përfituese e projektit “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian, dhe nga ky projekt, po në këtë vit shumë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) do të pajisën me bursa të plota studimi, dhe në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratë, post doktoratë dhe mobilitet të stafit, të cilët do të fillojnë mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze të vendeve të BE-së, tha sot presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë prezantimit të projektit në fjalë para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë.

Anna Sadecka, koordinatore e programit “Erasmus Mundus – SIGMA”, dhe Jan Rumes, administrator i programit “Erasmus Mundus – Basilius”, përshëndetën menaxhmentin e këtij universiteti për punën dhe të arriturat, si dhe dhanë informacione detaje për programin në fjalë.

Përmes këtij projektit të Komisionit Evropian, me vlerë prej 3.9 milionë euro, studentët e UBT-së do të kenë mundësi të studiojnë me bursa në universitete shumë prestigjioze në Evropë, si në: City University, në Londër, Freie University, në Berlin, Lund University në Suedi, Univerity of Milano, Warsaw University në Poloni, Warcklaw Technical University në Poloni, University of Montepellier II në Francë, Twente University në Irlandë. Edhe studentët e universiteteve të lartpërmendura mund të studiojnë në UBT dhe në universitetet e vendeve ballkanik, si në Universitetin e Shkodrëe, atë të Beograqdit, të malit të Zi, të Nishit, Novi Sadit, Universitetin e Prishtinës, të Sarajevës etj.

Eco Higjiena

Përfitues të këtij projekti janë 19 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre 10 nga Ballkani. Të drejtë aplikimi do të kenë studentët dhe mësimdhënësit e të gjitha drejtimeve të studimeve në UBT.

Konkursi për aplikim do të jetë i hapur nga 7 dhjetori 2012 e deri më 1 shkurt 2013.

Për më shumë detaje, të gjitha të dhënat mund të gjenden dhe të aplikohet direkt në ueb faqen www.sigma.uw.edu.pl.