ARKATANA

UBT-ja përuron zgjerimin e programeve akademike në Prizren

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një ditë pas ceremonisë në Ferizaj, për shkak të zgjerimit me programe të reja, UBT-ja, të premten, ka organizuar ceremoni edhe në Komunën e Prizrenit, ku po ashtu ka zgjerim dhe licencim të programeve të reja akademike.

Prizreni është qyteti i dytë në Kosovë sa i përket numrit të banorëve, menjëherë pas Prishtinës, kështu që nevoja për zgjerimin e UBT-së ka qenë pothuajse shumë domethënës, jo vetëm për qytetarët e Prizrenit, por edhe të komunave të tjera përreth, e më gjerë.

Në ceremoni, studentëve të rinj, stafit akademik dhe të të ftuarve të tjerë, u është drejtuar me urim rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Hidromorava

Ai u ka thënë atyre se zgjerimi i programeve të UBT-së edhe në Prizren, pas disa qyteteve dhe komunave të tjera, është rezultat i punës së madhe dhe të palodhshme shkencore e akademike.

Të pranishmit janë përgëzuar dhe uruar edhe nga Armend Muja – drejtor për Çështje Akademike në UBT; Vehbi Sofiu – koordinator i UBT-së në Prizren; Lulzim Beqiri – dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Fitim Alidema – dekan i Infermierisë; Bertan Karahoda – ligjërues në Shkencat Kompjuterike në UBT etj. Licencimi me programe të reja i degës së UBT-së në Prizren është bërë i ditur të premten e javës së shkuar, nëpërmjet vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Në vendim thuhej se dega e UBT-së në Prizren është licencuar, pas procedurave të nevojshme administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në bazë të Raportit të Komisionit, i cili ka konstatuar se Kolegji UBT- dega në Prizren i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara ligjore për zhvillimin dhe ofrimin e studimeve në arsimin e lartë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.