ARKATANA

UBT-ja përpiqet që t’u hapë perspektivë të rinjve kosovarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I përkushtuar për të qenë në nivel të edukimit të brezave të rinj, institucioni i lartë arsimor i Kosovës, UBT, ka aplikuar me programe atraktive në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Madje, nga kjo e fundit, të mërkurën, është kaluar me sukses faza e parë, e cila nënkupton aprovimin e Aplikacionit.

Se përkushtimi i UBT-së ka të bëjë me përgatitjen e të rinjve për treg të punës, tregojnë edhe programet me të cilat është aplikuar, e që i përkasin dy niveleve të studimit Master (MA) dhe Bachelor (BA), si:
1.Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji – BA,
2.Infermieri – BA
3.Farmaci – BA
4.Dizajn i Integruar – BA
5.Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë – MA
6.Shkenca Politike – MA dhe
7.Media dhe Komunikim – MA

Të gjitha këto përcillen me specializime përkatëse, ndërsa shumica për herë të parë në Kosovë.

Eco Higjiena

Edhe drejtimet pasuniversitare, në tri drejtimet e fundit, u krijojnë mundësi studentëve që ta zhvillojnë karrierën shkencore dhe të jenë më të përgatitur për tregun e punës.

Për këto drejtime, UBT-ja ka përgatitur infrastrukturë moderne dhe staf akademik, të përgatitur nëpër universitete të njohura evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.