GRANDEMALL

UBT-ja përforcohet me staf akademik e profesional

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Semestri veror i vitit akademik, 2015/2016, e karakterizon UBT-në me staf të përforcuar akademik e profesional. Disa nga përforcimet akademike vijnë me doktorata nga shtetet më të zhvilluara të botës, siç është Japonia.

Përforcimit i ka kontribuuar edhe serioziteti dhe përkushtimi ndaj aktiviteteve akademike, arsimore-edukative në UBT, prej themelimit, 15 vjet më parë.

Këtë fakt e ka pohuar vetë rektori i këtij institucioni të lartë profesional, prof. dr. Edmond Hajrizi, sipas të cilit përforcimi i stafit ka qenë dhe mbetet strategji e UBT-së.

Sipas tij, qëllimi është që krahas shtimit të vazhdueshëm për çdo vit e më shumë të numrit të studentëve në fakultetet ekzistuese, të shtohet edhe infrastruktura, stafi akademik e profesional dhe gjithçka që shkon në favor të studentëve.

“Gjithnjë po e shtojmë cilësinë akademike”, ka thënë Hajrizi, teksa për të pranuarit në stafin e ri akademik ka thënë se i kanë mbaruar studimet në universitetet më prestigjioze të botës dhe se kanë përvojë të lartë profesionale.

ARKATANA

Rektori ka treguar se pranimi i stafit të ri akademik do të vazhdojë tutje, sidomos në programet e reja në të cilat UBT ka aplikuar për akreditim.

Hajrizi vë në pah se me këtë po shtohet stabiliteti dhe nxjerr elemente të rëndësishme për institucionin që ai e drejton.

“Bashkëngjitja në rrugëtimin tonë akademik është një konfirmim se shoqëria kosovare po e pranon UBT-në si institucion serioz i arsimit të lartë, që kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror”, ka theksuar rektori për të sqaruar se këto elemente janë përparimtare.

“Janë mesazh njohjeje e motivimi, që ne të punojmë edhe tutje në të gjitha rrafshet, sidomos në shkencat ekzakte, si inxhinieri, shkenca të jetës, teknologji, shëndetësi etj.”, përfundoi rektori Hajrizi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.