Fundamenti

UBT-ja me plan strategjik, deri më 2025

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka vlerësuar se UBT-ja ka arritur pjekurinë e duhur në fushën e edukimit, trajnimit, kërkimit e zhvillimit. Sipas tij, ky institucion do të punojë akoma më tepër për t’u njohur ndërkombëtarisht për ekselencë. Ai e ka thënë këtë me rastin e prezantimit të strategjisë së punës së UBT-së për 10 vitet e ardhshme, deri më 2025, në një takim ku merrnin pjesë profesorët dhe stafi tjetër i UBT-së.

“Ne jemi të përkushtuar për të qenë në nivel të lartë të edukimit të brezave të rinj dhe po punojmë me shumë vullnet, që të jemi përkrah universiteteve më të mira, sepse UBT-ja ka çfarë t’i ofrojë Kosovës e botës”, ka thënë Hajrizi.

Prezantimin e strategjisë UBT-2025 e bëri edhe eksperti gjerman i kësaj fushe, Giuseppe Strina. Ai me projektet e tij, ka çuar drejt rrugës për ekselencë dhjetëra universitete gjermane dhe botërore.

UBT

Strina tha se UBT-ja është në rrugën e arritjeve të mëdha. Sipas tij, këtë më së miri po e dëshmojnë rezultatet dhe sukseset e arritura, si dhe ndërtimet e vazhdueshme që po bëhen për zgjerimin e kapaciteteve të këtij institucioni. Vlerësoi se në çdo institucion edukativ e arsimor, gjithmonë ka vend për ndryshime e përmirësime. “Është shumë e nevojshme që UBT-ja t’i përcaktojë objektivat, që i ka për të ardhmen, si dhe t’i analizojë në mënyrë të detajuara pikat e veta të forta dhe ato më pak të forta”, theksoi Strina, teksa shfaqi bindjen që ky institucion do të vazhdojë të njihet për ekselencë, si dhe do të zgjerojë akoma më tepër bashkëpunimin me universitetet ndërkombëtare.

“Në këtë mënyrë, UBT-ja do të zotohet t’i mbulojë dhe t’i zhvillojë vlerat e edukimit, kërkimit, inovacionit dhe ekselencës”, ka thënë eksperti Strina, teksa bashkë me rektorin Edmond Hajrizin, u janë përgjigjur interesimeve të stafit të UBT-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.