Eko Higjiena

UBT-ja mbajti ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 12-të

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Dymbëdhjetë gjenerata të graduara në përvjetorin e 15-të të themelimit të UBT. Këtë bilanc, ky institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, e kurorëzoi të shtunën, në sallën “1 Tetori” të Prishtinës, ku mbajti ceremoninë e diplomimit. Në një ceremoni madhështore, me 500 studentë, që po gradoheshin, dhjetëra profesorë të UBT-së, mijëra prindër, që kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre dhe mysafirë nga Kosova e ndërkombëtarë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, uroi studentët.

“Ky moment është prej më të veçantëve, jo vetëm për studentët që po diplomojnë, por edhe për UBT-në. Kjo për faktin se rezultati i sotëm rrjedh nga puna, përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i studentëve dhe profesorëve”, ka thënë rektori Hajrizi, sipas të cilit UBT-ja nuk përpiqet të nxjerrë shumë të diplomuar, por të krijojë personalitete dhe njerëz kualitativë, që produktin e punës së tyre ta shfaqin në shoqëri.

“UBT-ja nuk është vetëm diplomë, por është prestigj, sukses, cilësi dhe është krenaria e Kosovës. Mbi 98 për qind e të diplomuarve në UBT janë të sistemuar në tregun e punës. Të gjithë ju në këtë sallë meritoni falënderim dhe respekt të madh”, tha rektori. Studentët i uroi edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një ambient kaq madhështor e të gëzueshëm, jo vetëm për studentët, por edhe për ne, sepse sot po diplomojnë 500 studentë në Kosovën e lirë”, tha ambasadori Minxhozi.

Ai u ka thënë studentëve se e kanë marrë rrugën për ta bërë Kosovën një vend më të begatë dhe më të mirë. Ka thënë se është i impresionuar që mbi 50 % e të diplomuarve janë vajza, sidomos në drejtimet e menaxhimit.

“Ju që po diplomoni duhet t’i kenë tri objektiva kryesore. E para, nuk duhet ta çoni mundin e prindërve kot. E dyta, mundin e profesorëve dhe fakultetit, dhe e treta, duhet t’i shërbeni fort Kosovës, e cila tani ka nevojë për ju më tepër se kurrë”, përfundoi ai.

Mobi Casa

Profesori ndërkombëtar i IBK Management Solutions, Andreas Dallegue, tha ndërkaq se para disa viteve ka bërë një trajnim për menaxherët e UBT-së dhe të universiteteve tjera në Kosovë, mirëpo sipas tij, “UBT-ja ishte e vetmja që arriti ta dëshmonte se sa shpejtë ishte në gjendje të përparonte”. “Në UBT-ja ishin më të mirët dhe u njohën për ekselencë. Përderisa universiteteve të tjera iu deshën 5-10 vjet për t’i arritur objektivat tona, UBT-ja arriti që t’i përmbushë për dy vjet e gjysmë”, tha ai, me konstatimin se sa herë që vjen në Kosovë e sheh UBT-në me ndërtime të reja.

Në vijim studentët kanë dhënë betimin akademik, janë pajisur me certifikata, kurse studentët më të dalluar, Florian Pirraj dhe Jonida Xhemaj, kanë uruar gjeneratën për sukseset dhe kanë treguar për mundësitë e mirë që i ofron UBT për studim.

Gjatë ceremonisë, të pranishmit i ka argëtuar këngëtari i mirënjohur Yll Limani, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët, me plot vrull, kanë hedhur kapelat studentore përpjetë, që është një traditë në këso ngjarjesh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.