UBT

UBT, institucioni në të cilin nisën rrugëtimin akademik mijëra studentë nga vendi dhe rajoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mijëra studentë të rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës, rajoni dhe më gjerë, janë pranuar në UBT për të filluar rrugëtimin akademik në sistemin universitar që përmbushë gjitha kushtet që ata të diplomohen dhe të dalin të kualifikuar në programet e specializuara.

Të motivuar dhe me pasion ndaj profesioneve që kanë zgjedhur, studentët e rinj tashmë kanë filluar të zgjerojnë horizontin e njohurive dhe po marrin praktikat më të mira nga ekspertë vendor e ndërkombëtarë që ligjërojnë në UBT.

Studentët aspirues të UBT-së do të jenë gjenerata që në Kosovë do të sjellin revolucion në fusha të ndryshmejetësore, do të kontribuojnë në inovacionet e fundit teknologjike, përfaqësojnë vendin në garat dhe ngjarjet më të mëdha botërore, si dhe do të japin kontribut në zhvillimin e shkencës në vend.

Fundamenti

Institucioni do t’i mbështesë ata gjithnjë në punën e tyre kërkimore, teksa studentëve të rinj dhe atyre aktual, do t’u ofrojë orientim dhe praktika profesionale, vizita studimore dhe certifikime, sistem online, intership në kompani vendore dhe ndërkombëtare, librarinë me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore, etj.

Ata rrugëtimin akademik e filluan në programet, përfshirë nivelin bachelor dhe master në Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhim i Mekatronikës, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Shkenca Politike, Media dhe Komunikim, Juridik, Inxhinieri e Energjisë, Dizajn i Integruar, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit, Art dhe Media Digjitale, Teknik i Anesteziologjisë, Teknik i Radiologjisë, Infermieri, Farmaci, Stomatologji, Politika Publike dhe Menaxhim, E Drejta Civile dhe Pronës, Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë, Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë, E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Këto programe të studimit janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.