Mobi Casa

UBT, i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, anëtar me të drejta të plota në CEEPUS

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, mori pjesë në mbledhjen e fundit të bordit të CEEPUS, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Nga ky takim u krijuan mundësi të reja për bursa dhe për organizim të konferencave të përbashkëta ndërkombëtare, me pjesëmarrje të madhe të stafit akademik, që mbi të gjitha, në fokus do të ketë promovimin e Kosovës.

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë mbledhje, Hajrizi tha se çështja e ndërkombëtarizimit të Kosovës, sidomos në fushën e arsimit, është jetik në një moment të tillë, marrë për bazë sfidat nëpër të cilat momentalisht po kalon arsimi i lartë në vend.

FIDANISHTJA

“Ndërkombëtarizimi është një rrugë e gjatë, megjithatë ne po arrijmë që përmes UBT-së ta mbajmë Kosovën më afër këtyre rrjedhave, e tërë kjo falë marrëveshjeve dhe anëtarësimeve të institucionit tonë nëpër organizata të rëndësishme botërore”, vlerësoi Hajrizi.

UBT është i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, që është anëtar me të drejta të plota në programin CEEPUS./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.