FIDANISHTJA

UBT, i pari institucion që themelon Qendrën për Transferimin e Teknologjisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në kohën kur bota, por edhe vendi ynë po vërshohet nga idetë e projektet e shumta, është shumë i nevojshëm një mekanizëm i cili e vërteton se ideja i takon një personi a grupi dhe e njëjta patentohet, me qëllim që të mos përvetësohet nga dikush tjetër.

Mbi këtë bazë, UBT ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë, si një rrugë për mbrojtjen dhe patentimin e dhjetëra ideve që çdo vit burojnë nga stafi dhe studentët e UBT-së.

Misioni i TTC-së është që të sigurojë që idetë e mëdha, konceptet rreth produktit, shërbimet, proceset dhe shpikjet e reja, të gjejnë rrugën e tyre drejt publikut dhe që njerëzit të përfitojnë nga këto zgjidhje.
Zyra arrin deri tek industria dhe komuniteti i biznesit, me qëllim të zhvillimit të partneriteteve të cilat i mundësojnë industrisë të përfitojnë nga mësimi, hulumtimi dhe infrastruktura udhëheqëse botërore, brenda UBT-së.

Eco Higjiena

TTC ndihmon që të zhvillohen strategji dhe plan pune për t’i sjellë idetë inovative në treg, ndihmon që të identifikohen momentet kryesore në rrugën e komercializimit, pastaj në identifikimin e subjekteve më të mira tregtare në industri për bashkëpunim, në identifikimin e partnerëve në ekosistemin sipërmarrës, si dhe ndihmon në strukturimin e marrëdhënieve formale, përfshirë marrëveshjet e licencimit dhe hulumtimet e sponsorizuara.

Për më shumë informacione dhe ndihmë, mund të kontaktoni në email-in: TTC@ubt-uni.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.