Hidromorava

UBT hap zyrtarisht Akademinë Ndërkombëtare Verore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Me një atmosferë solemne dhe pjesëmarrje të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, të biznesit, profesorëve e studentëve vendës e ndërkombëtarë, UBT-ja ka hapur edhe zyrtarisht Akademinë Ndërkombëtare Verore (ANV). Hapja është bërë në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan, kurse do të zgjasë deri më 15 korrik.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, a ka vlerësuar si të veçantë Akademinë e sivjetme, të pestën me radhë, pasi që sipas tij, po organizohet në përvjetorin e 15-të të themelimit të UBT-së, si institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë.

Ai ia ka dhënë rëndësinë edhe më të madhe ANV-së për faktin se janë paraqitur për pjesëmarrje 500 studentë dhe 150 profesorë, vendës e ndërkombëtarë.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Besa Zogaj, ndërkaq, e ka vlerësuar UBT-në si institucionin e parë të arsimit të lartë, që ka sjellë në Kosovë programet më të nevojshme për zhvillimin e ekonomisë, si Teknologjia Informative, Robotikën etj. Ka thënë për rektorin Hajrizi se pos në rrafshin akademik, ka kontribuar shumë edhe për barazinë gjinore në shkollim.

Eco Higjiena

Akademinë e ka vlerësuar lart edhe zëvendësministri i Ministrisë për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi. Sipas këtij të fundit, Kosova tashti është në MSA, kurse programet e UBT-së, që janë në trend me zhvillimet evropiane, do ta bëjnë atë të ndihet më mirë në rrafshin e zhvillimit ekonomik.

Hapjen e AVN-së e ka përshëndetur dhe cilësuar si shumë të rëndësishme edhe profesori Andreas Dallegue.

Gjatë ditës, ndërkaq, fakultetet e UBT-së kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh në kuadër të Akademisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.