United Hospital

UBT hap shkollë profesionale – shton mundësitë për ata që duan të profilizohen

/ 3 minuta lexim
HW

UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, po dëshmon gjithnjë e më shumë se është e përkushtuar që t’i ofrojë të gjitha modelet e studimit në vend. Kjo po vërtetohet edhe me hapjen e Shkollës profesionale, për të cilën nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve janë akredituar 5 profile profesionale: Teknologji e Informacionit (IT) dhe komunikim, Asistentë administrativ, Gjuhë angleze, Programim, Administrim i rrjeteve dhe Sistemet kompjuterike.

Kështu, UBT-ja vazhdon të mbetet institucioni, pothuajse i vetmi në Kosovë e rajon, i cili ofron programe bashkëkohore sipas standardëve cilësore ndërkombëtare, duke përfshirë edhe profilet profesionale.

UBT me akreditimin e shkollës profesionale përmbushë gati të gjitha nevojat e arsimit të lartë. Presidentit të UBT-së, Edmond Hajrzi thotë se studentët e UBT-së kanë të gjitha mundësitë për mësimnxënie, se atyre u janë ofruar mundësi të shumta, si ta zëmë përvoja studimore jashtë vendit, infrastrukturë moderne etj. Ka thënë gjithashtu se me hapjen e shkollës profesionale, UBT, është bërë e hapur për të gjithë ata që duhen të fitojnë dije.
“Studentët dhe të gjithë të interesuarit, tani në UBT, mund të gjejnë gjithçka që kërkojnë. Ne vazhdimisht po punojmë për përpushjen e nevojave të studentëve tanë, si trajnime profesionale në fusha të ndryshme. Tash me shkollën profesionale është plotësuar hallka e nevojave të studentëve dhe të gjithë të interesuarve”, tha rektori Hajrizi, sipas të cilit Shkolla profesionale e kësaj natyre po krijohet për herë të parë në një institucion të arsimit të lartë në Kosovë.

HW

Rektori i UBT-së shtoi se konkursi është i hapur vazhdimisht dhe do të kenë mundësi që të aplikojnë të gjithë të interesuarit.
“Studentët të cilët përfundojnë trajnimin – shkollën profesionale të UBT-së, do të aftësohen nga stafi profesional, si dhe do të certifikohen dhe do të kenë mundësi që të qasen më lehtë në tregun e punës”, tregon rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Rektori Hajrizi shtoi se profilizimi i të rinjve në Kosovë është një mundësi e mirë për kualifikimin e fuqisë punëtore, rritjen e punësimit tek të rinjtë dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi.

“Atëherë, ata që përfundojnë këtë shkollë profesionale, do të janë potencial i mirë edhe për tregun e Evropës, si dhe për investitorët e huaj që vijnë në Kosovë, sepse ata janë shumë të interesuar për punëtorë të kualifikuar”, përfundoi rektori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.