FIDANISHTJA

UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për fushën e turizmit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, po e forcon bashkëpunimin në fushën e turizmit me Universitetin e shkencave të aplikuara, në Salzburg të Austrisë.

Rektori Hajrizi tregon se në takimin me rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Gerhard Blechinger, është konfirmuar gatishmëria e këtij institucioni për bashkëpunim me UBT.

“Ne do të bashkëpunojmë në ngritjen e kapaciteteve për fushën e turizmit dhe mikpritjes në Kosovë përmes Qendrës së Kompetencës për Turizëm dhe Mikpritje, e themeluar nga UBT në vitin 2015”, tregoi rektori Hajrizi.

Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve do të vazhdojë me krijimin e programeve të përbashkëta, me trajnime, vizita studimore, shkolla verore si dhe aplikime të përbashkëta për projektet e Bashkimit Evropian.

United Hospital

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë javës së qëndrimit në Salzburg të Austrisë, është takuar edhe me Dekanen e Fakultetit të Turizmit dhe Inovacionit, Eva Brucker, si dhe me drejtorin e Shkollës së njohur të Turizmit në Salzburg, mag. Leonhard Wörndl.

Rektori Hajrizi ka vizituar edhe infrastrukturën e shkollës së turizmit, si praktikë e standardeve ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, vlerëson se Austria dhe Salzburgu janë modele, në bazë të të cilave duhet të punojë edhe Qendra e UBT-së në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.