UBT

UBT fillon përgatitjet e kuadrove për studime të doktoratës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

UBT në vazhdimësi po i zgjeron standardet akademike. Pas zhvillimeve cilësore në procesin e mësimdhënies në programet e studimit në dy nivelet e para (Bachelor, Master), tani ka filluar edhe me shkollën për përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se UBT po bën përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim që t’ua bëjë më të lehtë studentëve regjistrimet në universitetet më prestigjioze në botë.

“E kemi parë shumë të arsyeshme të fillojmë përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Kosovës për hulumtime shkencore dhe inovacione”, tha rektori Hajrizi.

United Hospital

Të interesuarit për studime të doktoratës do të kenë mundësi të ndjekin trajnime nga profesorë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.

Krahas kësaj, bashkëpunimi i UBT-së me mbi 200 universitete prestigjioze ndërkombëtare është mundësi e mirë për studentët që duan të regjistrohen me sukses në këto universitete. Koston e kësaj shkolle e mbulon UBT në funksion të përgjegjësisë për ngritje të kapaciteteve akademike në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.