United Hospital

UBT e UPT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Edmond Hajrizi, ka nënshkruar, të mërkurën, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT).

Nënshkrimin nga UPT-ja e ka hedhur Florian Nepravishta, dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në këtë universitet.

Marrëveshja është nënshkruar në UBT, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit merrnin pjesë edhe rektori i UPT-së – Andrea Maliqari; zv.rektori, Akli Fundo; dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) – Gëzim Hasko; zv. dekani i FAU – Gjergj Islami; përgjegjësi i DA – Daniel Qamo dhe përgjegjësi i DRTA-së – Endrit Tuzi.

Marrëveshja e bashkëpunimit do të jetë pjesë e një përfitimi të përbashkët, në fusha të ndryshme, në interes të dy universiteteve.

Mobi Casa

Objektivat kryesorë të kësaj marrëveshjeje janë për promovimin kulturor, edukimin, shkëmbimin e mësimdhënies dhe bashkëpunimit maksimal të mundshëm ndërmjet dy institucioneve etj.

Fushat që përfshihen në marrëveshje parashohin vizitat bashkëpunuese ndërmjet stafeve akademike, administrative dhe të studentëve; shkëmbimi i materialeve në edukim, kërkim shkencor; publikime dhe informime akademike; trajnime të përbashkëta teknike dhe administrative; zhvillim të përbashkët në shkëmbime kursesh, praktikash apo programesh mësimore; udhëheqje të përbashkëta doktoratash etj.

Përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve, siç u theksua, do të specifikojnë bashkëpunimin në nivel fakultetesh të dy universiteteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.