Mobi Casa

UBT e ASHSH, organizatore të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare

/ 1 minutë lexim
HW

UBT, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) ka organizuar Konferencën e 7-të Ndërkombëtare dyditore, temë bosht e së cilës është: “Information Systems and Technology Innovations: the New Paradigm for a Smarter Economy”.

Konferenca i ka hapur punimet të premten, ndërsa po marrin pjesë 240 autorë nga shtetet rajonale, evropiane e më gjerë, si: Amerika, Gjermania, Italia, Austria, Norvegjia, Rumani, Kroacia, Suedi, Franca, Turqia, Luksemburgu, Serbia, Maqedonia etj.

FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit Shkencor, ndërsa paraqitet me kumtesën: “KOSTT’s Entrance In Telecommunication Market”. Konferenca është e organizuar në 6 sesione dhe trajton tema të ndryshme, që lidhen me temën bazë. Në hapje, kryetarja e KO të Konferencës, Kozeta Sevrani, ka falënderuar ASHSH-në e UBT-në që e kanë mundësuar organizmin e një konference të tillë.

Në kuadër të Konferencës, nga Universiteti i Tiranës – Departamenti i Statistikave dhe Informatikës së Aplikuar, është organizuar edhe workshop ndërkombëtar, në të cilin rektori Hajrizi ka folur për Modelimin dhe Simulacionin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.