Hidromorava

UBT dhe UP institucionet e para për citime në Google Scholar

/ 2 minuta lexim
HW

UBT është renditur institucioni i parë jo publik, në nivel kombëtar, në bazë të citimeve në raportin e fundit të muajit korrik 2020, të titulluar: “TRANSPARENT RANKING: Top Universities by Citations in Top Google Scholar profiles”.

UBT ka hyrë në renditjen e ngushtë globale prej rreth 4 mijë universiteteve prestigjioze të përzgjedhura nga 30 mijë universite, si një ndër top universitetet më të mira anë e mbarë botës në bazë të botimeve të studiuesve dhe profesorëve, citimit të tyre në Google Scholar, teksa prej këtyre institucioneve vetëm gjashtë universitete nga trojet shqiptare kanë arritur të rangohen në këtë listë të ngushtë.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi potencoi se numri i madh i stafit akademik dhe hulumtues, përvoja, angazhimi dhe rezultatet e tyre hulumtuese, si dhe partneriteti me institucione prestigjioze ndërkombëtare në fushën e hulumtimit dhe edukimit, kanë bërë që UBT të jetë pjesë e storjeve të suksesit në nivel global.

FIDANISHTJA

“Ky rezultat është edhe një indikator shtesë në kuadër të indikatorëve tjerë të sukseseve të UBT-së që mundëson ngritjen dhe ruajtën e pozitave të larta ranguese në nivel ndërkombëtarë”, tha rektori Hajrizi.

UBT tanimë me dhjetëra herë ka ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta botërore në fushën e edukimit, shkencës dhe inovacionit dhe vazhdon te jete një role model për te tjerët në rajon dhe Ballkan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.