HW

UBT dhe Universiteti i Minho nënshkruajnë marrëveshje strategjike për bashkëpunim akademik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Si pjesë e agjendës së vizitës në qytetin historik të Braga-s, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Rektori i Universitetit të Minho-s, Prof. Dr. Rui Vieira de Castro, nënshkruan një marrëveshje me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Marrëveshja synon të promovojë shkëmbimin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, duke u ofruar atyre mundësi për përvoja akademike dhe kulturore nga të dyja universitetet. Po ashtu, ajo parashikon mbikëqyrjen e përbashkët të tezave të masterit, nxitjen e hulumtimeve dhe avancimin e inovacionit në fushat përkatëse.

Një element kyç i marrëveshjes është zhvillimi i përbashkët i planeve dhe kurrikulave të programeve me interes të përbashkët, në përputhje me politikat zhvillimore dhe kërkesat e tregut.

Uji Dea

Të dy rektorët u zotuan të angazhohen për krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të frytshëm, që do të sjellë përfitime të ndërsjella për studentët dhe stafin akademik të dy institucioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.