UBT dhe Universiteti i Korçës lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, është takuar me rektorin e Universitetit të Korçës “Fan Noli”, Ali Jashari, me ç’rast në emër të institucioneve që i drejtojnë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Në kuadër të marrëveshjes parashihet shkëmbimi i profesorëve, organizimi i konferencave të përbashkëta, harmonizimi i programeve dhe mbajtja e takimeve të punës në nivel universitar, si dhe organizimi i vizitave studimore për studentët e të dy institucioneve.
Njëherësh, rektori Hajrizi ishte i ftuar edhe në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të këtij universiteti, te organizuar nga rektori i tij, Ali Jashari./rajonipress/


