United Hospital

UBT dhe Universiteti “Corvinus” nënshkruan memorandum të mirëkuptimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe prorektori i Universitetit “Corvinus” me seli në Budapest të Hungarisë, László Palkovics, nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Ky memorandum bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit “Corvinus”, që është universiteti më i madh në Hungari, krijon mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, ofrimin e studimeve të doktoratës, bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve e një varg fushash të tjera të bashkëpunimit.

Gjithashtu, zoti Hajrizi dhe z. Palkovics u dakorduan për shtrirjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus Plus, që përfshin mobilitetin e stafit dhe të studentëve dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta.

Ata gjithashtu theksuan mundësitë e mëdha të bashkëpunimit në kuadër të projektit “Horizon 2020”.

ARKATANA

László Palkovics u njoftua nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi për funksionimin e UBT-së në sferën e arsimit të lartë, me theks të veçantë me partneritetet ndërkombëtare, ku UBT është institucion që ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet më prestigjioze akademike në Evropë e më gjerë.

Prorektori i Universiteti “Corvinus”, z. Palkovics u shpreh më fjalë miradije për UBT-në dhe të arriturat e tij, që kanë qenë faktori kryesor që universiteti që ai përfaqëson ta zgjedhë pikërisht UBT-në për vendosjen e bashkëpunimit sa më të afërt.

Ai gjithashtu theksoi se Universiteti “Corvinus” është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, pjesë e të cilave është UBT, në shumë prej tyre si i vetmi institucion përfaqësues nga rajoni e më gjerë.

Në këtë vazhdë, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë shumë më i lehtë dhe do të hapë perspektivë për stafin dhe studentët e të dy institucioneve akademike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.