UBT dhe Universiteti Corvinus nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe drejtues të Universitetit Corvinus në Budapest, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sigurisë së ushqimit.
Prezent me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.
Marrëveshja përfshin realizimin e një varg projektesh të përbashkëta në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sidomos të sigurisë së ushqimit, një fushë në të cilën UBT mund të ndihmojë në masë të madhe në vendin tonë./rajonipress/


