UBT

UBT dhe Morehead State University nga SHBA nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe përfaqësuesi i Morehead State University, në SHBA, Jorge Ortega, në cilësinë e përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, në kuadër të të cilit përfshihen shkëmbimi i përvojave në fushën edukimit, si dhe krijimi i mundësive për studentët.

Marrëveshja parasheh realizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta mes UBT-së dhe MSU-së, duke përfshirë eksplorimin e mënyrës së krijimit të kampeve verore në SHBA dhe ofrimin e mundësive tjera afatshkurtra për studentët e UBT-së, pastaj mundësitë e shkëmbimit të studentëve mes këtyre dy institucioneve, realizimin e vizitave të përbashkëta studimore, si dhe ofrimin e ndihmës së ndërsjellë në fusha të ndryshme studimi, në zhvillimin e kurrikulave, si dhe në implementimin e programeve të reja të studimit.

Eco Higjiena

Morehead State University (MSU), me seli në Kentucky të SHBA-ve, është njëri ndër universitetet publike më të njohura, që ofron programe universitare dhe pasuniversitare, si dhe zhvillim të programeve të doktoratës, teksa numëron mbi 11 mijë studentë aktivë, që i takojnë 31 kombësive të ndryshme dhe mbi 64 mijë alumni (ish-studentë)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.