UBT

UBT CERT dhe ALCIRT nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për sigurinë kibernetike

/ 2 minuta lexim
HW

UBT CERT dhe ALCIRT kanë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në fushën e sigurisë kibernetike. UBT është përfaqësuar nga Sekretari Artan Tahiri dhe menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja. Nënshkrimi ka ndodhur pas takimit të këtyre të fundit me Jona Josifin dhe Argena Prendin – specialiste të Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), që funksionin në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja bazohet në tri pika themelore: në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim e dy institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit.

Në pikën e parë, palët pajtohen të promovojnë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare për siguri kibernetike; bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive të përbashkëta me ALCIRT, për të shkëmbyer përvojat në fushën e sigurisë kibernetike; mbështetjen e ndërsjellë në rastet e incidenteve, trajtimit të sulmeve të mëdha kibernetike, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore e hulumtuese.

Fundamenti

Në pikën e dytë të marrëveshjes, ndërkaq, UBT – CERT i vë në dispozicion ALCIRT-it programet dhe trajnimet, që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me politikat e miratuara paraprakisht nga palët.

Pika e tretë dhe e fundit parasheh që institucionet përkatëse të afrojnë hapësira të nevojshme dhe pajisje, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.