Fundamenti

UBT bashkëpunon me universitetet italiane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore me D’aleo Pieto Ivanoch – përfaqësues i shoqatës për Trashëgimi “Kosova Heritage”.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në kuadër të punëtorisë “Trashëgimia kulturore dhe mjedisore: nevojat e Republikës së Kosovës dhe eksperienca e fqinjëve të saj”, organizuar nga “Italian Trade Agency“ – Zyra e Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Punëtoria kishte për qëllim evidentimin dhe njohjen e nevojave të konservimit dhe të shfrytëzimit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës, nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Marrëveshja e bashkëpunimit midis UBT dhe “Kosova Heritage”, si shoqatë e trashëgimisë kulturore, ka për qëllim nxitjen e partneritetit në platformat evropiane të bursave, bashkëpunimit me universitete në aspektin e shkëmbimeve të stafit dhe studentëve për qëllime të trajnimeve dhe avancimeve në lëmin e konservimit, survejimeve dhe teknikave më të reja inovative në trashëgimi kulturore etj.

Uji Dea

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin: nga UBT dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikim Hapësinor – Lulzim Beqiri; ligjëruesja e lëndës Mirëmbajtje dhe Restaurim Arkitekturor – Arnisa Kryeziu; përfaqësues të universiteteve: prof. Gabriele Fangi – Universiteti Politeknik i Marches; prof. Laura Baratin – Universiteti Politeknik i Urbinos; Roberto Pierdicca – PhD Cand në Universiteti Politeknik i Marche; Pasquale Piscitelli – arkitekt i Urdhrit të arkitektëve të rajonit të Urbinos; Neritan Ceka – arkeolog i njohur; Luan Përzhita – drejtor i Institutit Arkeologjik të Shqipërisë; Enver Rexha – drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës; Vjollca Aliu – MKRS – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore; Skënder Boshtrakaj – drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës; Paulin Zefi, Merjal Hodo, përfaqësues të ambasadës së Italisë, si dhe përfaqësues të mediave vendore.

Të gjithë së bashku kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT në Lipjan: hapësirat dhe laboratorët punues, ku edhe prezantuan punimet e tyre akademike dhe universitare.
“Kosova Heritage” përmbledh të gjitha pasuritë që lidhen me trashëgiminë kulturore: gjuha, tradita, objektet kulturore, muzetë, etnologjinë, ushqimet tradicionale etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.