United Hospital

UBT anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA)

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas një pune intensive në fushën e juridikut, Fakulteti Juridik i UBT-së është bërë anëtar me të drejta të plota në Asociacionin Evropian të Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA).

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se anëtarësimi i UBT-së në këtë organizatë është një hap dhe arritje e madhe jo vetëm për institucionin, por edhe për Kosovën, pasi në këtë mënyrë do të jetë i mundur angazhimi dhe ndikimi në zhvillimet në fushën e drejtësisë.
“UBT veçse është pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare për fusha të ndryshme, por ky anëtarësim ka një vlerë të madhe pasi drejtësia është një fushë që vazhdimisht ka nevojë për zhvillim dhe përkrahje, andaj tash e tutje, kjo do të ofrohet përmes Fakultetit Juridik në UBT, në aspektin e përgatitjes së juristëve të denjë të së ardhmes”, potencoi Hajrizi.

ELFA u themelua në vitin 1995 në Leuven të Belgjikës, nga më shumë se 80 fakultete të drejtësisë të universiteteve të ndryshme anembanë Evropës.

HW

Organizata momentalisht ka më shumë se 200 anëtarë nga vende brenda dhe jashtë BE-së dhe vepron si një forum ndërkombëtar për diskutimin e shumë temave ligjore lidhur me arsimin ligjor.

Qëllimi i aktiviteteve të ELFA-s është koordinimi i procesit të reformimit të arsimit ligjor në Evropë, prezantimi i temave të reja, promovimi i bashkëpunimit midis universiteteve në Evropë. Aktualisht, fokusi më i rëndësishëm i aktiviteteve të ELFA-s është reformimi i arsimit ligjor në Evropë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.