FIDANISHTJA

U vra nga algjeriani, flasin fqinjët e kosovarit në Francë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës është vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, dhe ka jetuar që 19 vjet në Francë, derisa autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur, shkruan albinfo.ch.

S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, derisa ishte me profesion ujësjellës, dhe ju ka ndihmuar shumë shqiptarëve për të gjetur punë dhe për t’u integruar.

Fqinjët dhe familjarët për albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh.

Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.

Mobi Casa

Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e vrasësit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.