Hidromorava

U vlerësua nga Mourinho, Kumbulla në formacionin më të mirë të javës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marash Kumbulla është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Serisë A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një performancë të shkëlqyer kundër Cagliarit duke marrë edhe lavdërimet e trajnerit Jose Mourinho.

Në fillimin e sezonit, “Special One” është treguar shumë i ashpër me Kumbullën, por duket se përulësia e shqiptarit bëri që t’i jepte një shans të dytë dhe ai po e shfrytëzon më së miri.

Nga vlerësimet e bëra nga “Sofascore”, e cila merret me statistikat e futbollistëve gjatë ndeshjes, Kumbulla ka siguruar notën 7,5 duke siguruar një vend mes 11-më të mirëve të javës që lamë pas. 21-vjeçari e ndan rolin me Luiz Felipen dhe Patric të Lazios në mbrojtje, ndërsa në portë është Falcone i Sampdorias.

ARKATANA

Kumbulla ishte shumë i saktë në mbylljet e sulmuesve kundërshtarë dhe fitoi shumë duele që ndihmuan Romën të fitonte 1-0 kundër Cagliarit.

Në formacionin më të mirë skuadra e Lazios dominon me tre futbollistë pasi arriti të fitonte 3-0 kundër Salernitanës.

Formacioni më i mirë (3-4-2-1): Falcone, Felipe, Kumbulla, Patric, Lozano, Bonaventura, Fabian Ruiz, Biraghi, Barak, Leao, Imobile.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.