UBT

U tha se po e pëlqen Real Madridi, trajneri i Mallorcas flet për të ardhmen e Muriqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Para një jave, mediat spanjolle dhe ato italiane spekuluan për një interesim eventual të Real Madridit për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar u pa si një zëvendësues i denjë i Karim Benzeman duke e parë formën e lartë që po e shfaq me Mallorcan këtë sezon, por edhe në këtë vit në përgjithësi, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi ishullor ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës përfaqësuesit kosovar prej 40 milionë eurosh, por mund ta shesë atë me 20 milionë.

E për të folur për të ardhmen e “Piratit” është marrë trajneri i tij, Javier Agierre.

HW

Ai ka lënë gjithçka hapur sa i përket së ardhmes së ish-futbollistit të Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios.

“Muriqi? Për momentin nuk kam biseduar me drejtorët sportivë, me të cilët flas shpesh. Mund ta them se nuk kemi diskutuar për ardhjet apo largimet eventuale. I kemi ato që duhet t’i kemi, nga dy lojtarë në secilën pozitë. Për momentin nuk kemi marrë në konsideratë asgjë, por e pranoj se deri më 31 janar mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi trajneri i Mallorcas, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi ndihet mjaft i lumtur në Mallorca, me të cilën ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Por, nëse arrijnë oferta nga klubet e mëdha, nuk përjashtohet mundësia që 28 vjeçari të larohet nga klubi aktual qysh në janar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.