United Hospital

U tërhoq nga muzika, Eliza Hoxha tregon arsyet

/ 5 minuta lexim
HW

Ishte fillimi i viteve 2000 kur kënga “Me ritëm do vallëzoj” u bë hit i kohës, ndërsa këngëtarja ishte ende e panjohur nga publiku. Kjo ishte pikënisja e këngëtares nga Prishtina, Eliza Hoxha që më vonë zëri i veçantë dhe hitet do ta rendisnin ndër më të mirat e trevave shqipfolëse. Por muzika e mirë nuk ishte e vetmja rrugë që Eliza ndoqi. Ajo gjithashtu iu përkushtua profesionit të saj arkitekturës. Pas studimeve Master në Belgjikë, ajo u kthye në Kosovë për të kontribuar në vendin e saj.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku rrëfeu se arsyeja përse braktisi këngën dhe zgjodhi arkitekturën ishte se pikturonte shumë mirë dhe situata e paqëndrueshme politike.

“Arsyet se përse braktisa këngën dhe zgjodha arkitekturën ishin sepse kam qenë vizatuese dhe piktore e mirë në kohën e shkollës fillore dhe të mesme. Dhe e dyta situata politike. Nuk kishte asnjë kuptim që unë të shkoja dhe të studioja muzikë sepse e kisha lënë përgjysmë shkollën e muzikës. Arkitektura është ajo që më përmbush sepse lidhet me dimensionin socio-kulturor që unë e kam shumë të rëndësishëm. Më ka mbajtur mirë me veten dhe me kontekstin ku jetoj.

Arkitektura vetë është profesion shumë i gjërë dhe më ka dhënë mundësi për të eksploruar edhe në fusha të tjera. Fokusi im kryesor ka qenë aspekti socio-kulturor në atë qytet. Gjërat që unë bëj i kam lidhur me profesionin që unë kam. Shtëpia që unë kam nuk është shtëpia ime e ëndrrave, nuk jam afruar te ëndrra ime. Në fakt kjo shtëpi ka qenë shtëpi e nevojës sepse pas kthimit nga Belgjika ka qenë e pamundur që unë të jetoj me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ishte momenti kur duhej të bëja diçka për vete. Shtëpia ime është një oaz i vogël ku unë bëj punët e mia. Unë e dua si shtëpi, por qëllimi është të ndërroj vend dhe të kem një hapësirë më të madhe sepse nevojat e mia janë ndryshe sot nga ato të 10 viteve më parë. Për mua është e rëndësishme që shtëpia të jetë e rehatshme, ndryshe mbetet vetëm një projekt i bukur”, tha Eliza Hoxha./tvklan.al

HW

shte fillimi i viteve 2000 kur kënga “Me ritëm do vallëzoj” u bë hit i kohës, ndërsa këngëtarja ishte ende e panjohur nga publiku. Kjo ishte pikënisja e këngëtares nga Prishtina, Eliza Hoxha që më vonë zëri i veçantë dhe hitet do ta rendisnin ndër më të mirat e trevave shqipfolëse. Por muzika e mirë nuk ishte e vetmja rrugë që Eliza ndoqi. Ajo gjithashtu iu përkushtua profesionit të saj arkitekturës. Pas studimeve Master në Belgjikë, ajo u kthye në Kosovë për të kontribuar në vendin e saj.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku rrëfeu se arsyeja përse braktisi këngën dhe zgjodhi arkitekturën ishte se pikturonte shumë mirë dhe situata e paqëndrueshme politike.

“Arsyet se përse braktisa këngën dhe zgjodha arkitekturën ishin sepse kam qenë vizatuese dhe piktore e mirë në kohën e shkollës fillore dhe të mesme. Dhe e dyta situata politike. Nuk kishte asnjë kuptim që unë të shkoja dhe të studioja muzikë sepse e kisha lënë përgjysmë shkollën e muzikës. Arkitektura është ajo që më përmbush sepse lidhet me dimensionin socio-kulturor që unë e kam shumë të rëndësishëm. Më ka mbajtur mirë me veten dhe me kontekstin ku jetoj.

Arkitektura vetë është profesion shumë i gjërë dhe më ka dhënë mundësi për të eksploruar edhe në fusha të tjera. Fokusi im kryesor ka qenë aspekti socio-kulturor në atë qytet. Gjërat që unë bëj i kam lidhur me profesionin që unë kam. Shtëpia që unë kam nuk është shtëpia ime e ëndrrave, nuk jam afruar te ëndrra ime. Në fakt kjo shtëpi ka qenë shtëpi e nevojës sepse pas kthimit nga Belgjika ka qenë e pamundur që unë të jetoj me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ishte momenti kur duhej të bëja diçka për vete. Shtëpia ime është një oaz i vogël ku unë bëj punët e mia. Unë e dua si shtëpi, por qëllimi është të ndërroj vend dhe të kem një hapësirë më të madhe sepse nevojat e mia janë ndryshe sot nga ato të 10 viteve më parë. Për mua është e rëndësishme që shtëpia të jetë e rehatshme, ndryshe mbetet vetëm një projekt i bukur”, tha Eliza Hoxha./tvklan.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.