Eko Higjiena

U shpërndanë 200 koshere bletësh 64 bletarëve të komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercooperation dhe Grupin e Veprimit Lokal, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve, për bletarët e kësaj komune.

Drejtori i Bujqësisë në Viti Veton Ademi, ka thënë se komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me mbështetjen e fermerëve dhe sferën e bujqësisë dhe në këtë kuadër, po bënë shpërndarjen e këtyre koshereve.

Ai tha se janë ndarë serra, mjete bujqësore, mjedra, makina mjelëse, sisteme të ujitjes etj, dhe në vazhdën e këtyre projekteve po shpërndajmë edhe do të realizohen edhe të tjera në vitin e ardhshëm.

HW

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se kjo është një ndihmë modeste por shumë domethënëse, ngase ashtu siç kemi ndihmuar blegtorët, fermerët, bujqit, sot po mbështesim sektorin e bletarisë. “Ne po vazhdojmë të mbështesim sektorët e ndryshëm të bujqësisë, duke i mbështetur ata që po derdhin djersë dhe po punojnë me nderë. Jam në dijeni se kemi bletar të mirë që e duan këtë punë, andaj edhe jemi interesuar që ta përkrahim edhe këtë sektorë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai gjithashtu ka ri theksuar se komuna e Vitisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ndihmoj sektorët e ndryshëm të bujqësisë përmes projekteve dhe subvencioneve. Sot u janë shpërndarë 200 koshere, 64 bletarëve të komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.