Fundamenti

U shpërndahen pako ushqimore nënave vetushqyese, për Ditën e Gruas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me Grupin e Grave dhe zyrtaren për barazi gjinore Teuta Kastrati, sot kanë bërë shpërndarjen e disa pakove ushqime për ditën ndërkombëtare të gruas.

Këto pako janë shpërndarë për pesë nëna vetushqyese në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se ndihet shumë i lumtur me faktin që këto nëna mundohen aq shumë për familjet e tyre.

Fundamenti

“Në ditën e gruas i dolëm në ndihmë këtyre grave që janë simbol i forcës e qëndrueshmërisë”, deklaroi ai./rajonipress/