Fundamenti

U shpallën laureatët e vitit 2016 në komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim
HW

Viti – Për më të dalluarit në fushën artistike e sportive për vitin 2016, në Viti është mbajtur sonte një ceremoni solemne ku janë ndarë mirënjohje e falënderime, por edhe çmimet për ata që treguan rezultate të kënaqshme përgjatë vitit që shkoi.

Në këtë eveniment që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Vitisë, tuboi përfaqësues nga bota e artit , kulturës e sportit të kësaj komune, me që rast ishte i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani.

Duke marrë fjalën përshëndetëse në këtë ngjarje të shpalljes së laureatëve të vitit 2016, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se sportistët e vitias po tregojnë rezultate të mira si brenda Kosovës, po ashtu edhe në gara të nivelit ndërkombëtar. “Sportistët tanë, po marrin pjesë edhe në evente të karakterit ndërkombëtar, çka do të thotë se ne si komunë po shkojmë drejt perspektivës, vlerave dhe cilësisë në fusha të shumta. Kjo na bënë të ndihemi krenar me këtë përfaqësim, andaj edhe na obligon të jemi të përkushtuar që të mbështesim edhe më tej këtë sferë shumë të rëndësishme të shoqërisë”, ka thënë Haliti.

Ai ka uruar sportistët, krijuesit dhe artistes, si dhe përfaqësuesit e Organizatave joqeveritare që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe sportit në komunën e Vitisë.

ARKATANA

Kurse presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në fjalën e tij mes tjerash, ka vënë në spikamë suksesin e sportistëve vitias. “Vitia është përfaqësuar denjësisht përmes shenjëtarëve, të cilët janë ndër më tëmirët në Kosovë. Për këtë vlerësoj lartë edhe përkushtimin e institucioneve komunale, respektivisht të kryetarit të komunës Sokol Haliti që vazhdimisht ka mbështetur këta sportistë”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Kaltrina Sylejmani, ndër të tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë gjatë tërë vitit që lamë pas.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur edhe projektet që parashihen për vitin 2017 që kanë për qëllim zhvillimin e sportit dhe të kulturës. Në fund të këtij evenimenti, me mirënjohje të veçanta janë nderuar të gjithë ata që ishin përzgjedhur si më të mirët si kategori të caktuara të artistëve, klubeve sportive, subjekte kulturore etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.