ARKATANA

U shkrova letër fëmijëve para operacionit për Bin Laden

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vazhdon rrëfimi i pjesëtarit të ekipit Navy SEAL, që vrau terroristin më të kërkuar në botë, Osama bin Laden. Në një intervistë për revistën Esquire, ai tregon se si ai besonte se në këtë mision të rrezikshëm, mund të vdiste.

“Isha i bindur 90 përqind se do ishte misioni i fundit”.

Marinsi, që ankohet se shteti e ka braktisur, thotë se i do shumë fëmijët dhe qan vetëm kur largohet prej tyre.

Babai i dy fëmijëve, thotë se është gjithmonë më e lehtë kur ata janë në gjumë.

“I puth dhe nis e mendoj nëse kjo do jetë hera e fundit,” tregon ai.

FIDANISHTJA

Por në rastin e operacionit për bin Laden, ai u shkroi një letër, duke menduar se do ishte operacioni i fundit.

Ai thotë se kjo ishte një letër që ata do e lexonin kur të ishin 35 vjeç.

“Nuk e dija se çfarë po shkruaja, ose nëse po i shpjegoja gjërat siç duhet. Doja të thosha se dëshira ime ishte që të rrija me ta gjithmonë”.

Ndërsa shkruante, ai nisi të qante, pasi mendonte se ose do vdiste, ose do përfundonte në ndonjë burg në Pakistan, ku do e dhunonin për gjithë jetën e mbetur.

“Ti shkruan, kjo është e tmerrshme. Më pas e merr veten. Gati për aksion”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.