UBT

U rralluan komshinjtë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Skender Berisha – U rralluan komshinjtë, trend që vazhdon edhe më tej! Sot, të dalësh në lagjet tona është bërë mjerim. Thuajse nuk sheh askund fëmijë duke lozur. Politikat e pafavorshme dhe si rezultat mirëqenia e ulët qytetarëve, e ka vë në pikëpyetje rritjen e popullsisë, zhvendosja masive në zona urbane, dhe më pas edhe ikja e qytetarëve në perëndim i ka bërë qytetet e sidomos fshatrat tona sikurse zona të pabanuara.

Përkundër faktit që shqiptarët me decenie kanë pasur në vazhdimësi rritje të popullsisë, vendet e regjionit e kanë parë me zili këtë trend. Por, sot është ndryshe! Jemi bërë njësoj. Është e natyrshme se gjeneratat ndryshojnë, dhe secilës gjeneratë ngjarjet që u mbesin në kujtesë e bëjnë nostalgjike të kaluarën e tyre.

Por, assesi nuk mundet të thuhet se popullsia nuk po t’kurret, dhe po lë boshllëqet e saj. Shumë lagje dhe regjione të Kosovës po mbesin të varfra në aspektin numerik të popullsisë.

Hidromorava

Shkuarjes dhe ardhjes së mysafirëve tanimë i ka dalë përballë telefoni dhe teknologjia, por jo vetëm, mund të themi se dinamika e jetës dhe mirëqenia i ka shtyrë qytetarët të preokupohen më tepër për to. Krahas saj, dashuria për atdheun dhe patriotizmi po zbehet dita ditës, e gjithë kjo si rezultat i shumë faktorëve.

Duhet më shumë pozitivitet, më shumë punë vullnetare, më shumë afërsi familjare, raportet mes fqinjësisë dhe familjes të forcohen, të ndihmojmë njëri tjetrin, dëshirat për zhvillim të qëndrueshëm të vendit të jenë për të gjithë dhe jo të përkthehen vetëm në interesa personale.

Nëse fillojmë të mendojmë për shoqërinë ashtu sikurse për veten, gjithmonë në aspektin pozitiv, zhvillimeve pozitive do t’u krijohet mundësia dhe t’i prekim të gjithë, me këtë rast fqinjët tanë do të fillojnë të shtohen, dhe me të edhe dashuria për vendin do të rritet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.