FIDANISHTJA

U “refuzuan”, kërkojnë hetim në ASHAK

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy degë të Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP), Gjuhësi dhe Letërsi, u kanë dërguar letër të hapur Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën kanë kundërshtuar përzgjedhjet e fundit që ka bërë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

Nga ana tjetër, sekretari i Seksionit përkatës në ASHAK, Mehmet Kraja, ka theksuar se zgjedhjet në Akademi ende nuk kanë përfunduar.

“Ato janë në proces dhe duke u zhvilluar sipas të gjitha normave ligjore dhe rregulloreve në fuqi”, është shprehur Kraja për “Koha Ditore”.

Megjithëkëtë, përgjegjësit e degëve të IAP-it u kanë bërë thirrje institucioneve më të larta të vendit, por edhe MASHT-it, që të ndërhyjnë urgjentisht në këtë “katrahurë e imoralitet” dhe të vendosin ligjin e rendin në ASHAK.

“Nga institucionet përkatëse të Kosovës kërkojmë të formohen komisione të auditimit dhe të bëjnë ekspertizën e duhur profesionale, ku për shkeljet e rënda ligjore e morale në ASHAK, shumë punë do të kishin edhe gjykatat”, thuhet në kërkesën e dy degëve të pakënaqura me pranimin e anëtarëve të rinj në ASHAK dhe refuzimin e disa të tjerëve.

FITORJA

Ata konkursin e fundit të ASHAK-ut për anëtarë të tij e kanë vlerësuar “krejtësisht të dështuar dhe të manipuluar”. Kanë kërkuar ekspertizë edhe të komisioneve ndërkombëtare për vlerësimin e kandidatëve.

“Kjo nuk mund të quhet përzierje në punët e Akademisë, ngaqë institucionet dhe shkencat janë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare”, kanë shkruar ata në një letër të përbashkët drejtuar institucioneve të sipërpërmendura dhe u kanë kërkuar kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministrit Hashim Thaçi, dhe ministrit të MASHT-it, Ramë Buja, që të kujdesen për ASHAK-un.

“Vendosni ligjin funksional në këtë institucion tanimë të degraduar, çlirojeni ASHAK-un nga ata bajraktarë uzurpatorë që në veprimtarinë e tyre aty udhëhiqen nga voluntarizmi primitiv, dhe kthejani dinjitetin shkencës dhe arteve tona për të mirën e shoqërisë sonë. Akademia është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë e popullit, e kombit tonë, është kryeinstitucioni ynë kombëtar. Si e tillë, Akademia është për gjithë kombin, jo për grupime të caktuara klanore e krahinore, e mu për këtë duhet të absorbojë studiuesit dhe artistët më të mirë që kemi”, kanë shkruar ata.

Në letrën në të cilën janë nënshkruar Ragip Mulaku për Degën e Gjuhësisë dhe Emin Kabashi për Degën e Letërsisë, pos që e kanë quajtur ASHAK-un si Kuti e Pandorës, e kanë vlerësuar atë edhe të korruptuar.

“Si mund ta arsyetojnë zotërinjtë e Akademisë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë refuzimin e kandidaturave të tilla: Agim Vincës, Shefkije Islamajt, Qemal Muratit, me një mal veprash eprore nga fushat albanologjike, që nuk i kanë as anëtarët e brendshëm të ASHAK-ut së bashku, dhe nga ana tjetër të nominojnë e të pranojnë të tjerë me CV krejt të papërfillshme”, është shkruar në letër dhe është shtuar se derisa të sundojë kjo gjendje, degët e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Institutit Albanologjik do të jenë të detyruara të ndërpresin të gjitha komunikimet me ASHAK-un.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.