RCCOLA

U raportua se i ka 38 këshilltarë, Kryeziu: Kurti i ka 25 këshilltarë, 8 prej tyre janë të jashtëm

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kabinetin e tij nuk i ka 38 këshilltarë, por 25 në të cilët 8 prej tyre janë të jashtëm.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, pas raportimeve të fundit se Kurti i ka 38 këshilltarë.

Kryeziu po ashtu tha se Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj.

“Ky raportim i mbrëmshëm nuk është i saktë dhe atë në mënyrë të dyfishtë.

Uji Dea

Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit.

Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33”, ka shkruar Kryeziu.

Po ashtu, sipas tij kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm.

“Për informim, kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm. Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët—pra që nuk janë këshilltarë—, dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit, ku përfshihen Kryesuesi i Komisionit Qeveritare për Personat e Zhdukur/Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e Personave të Zhdukur, koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Kosovë -Shqipëri, dhe koordinatorja për funksionalizimin e Fondit Sovran, të cilët kanë mandate të veçanta”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu. /Telegrafi/