Hidromorava

U qëllua me armë zjarri, humb jetën i riu shqiptar në Itali

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana misterioze, në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza në Itali.

Sipas mediave vendase, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.

Eco Higjiena

Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes.

Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.