Hidromorava

U pyet për dorëheqje pas shfuqizimit të Ligjit për KPK-në, Haxhiu: Për çfarë të dorëhiqem?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë opozitare mbrëmjen e së premtes pas vendimit të Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu sot përmes një konference për media ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, pasi siç u shpreh ajo kjo lloj kërkese nuk është as e para dhe as e fundit e kërkuar nga opozita.

“Për çfarë të jap dorëheqje? Ndoshta është mirë ta pyesni opozitën pse po e kërkojnë dorëheqjen time. Prej momentit kur kam marr detyrën jam ballafaquar me kërkesat e tyre për dorëheqje”.

FIDANISHTJA

Ajo gjithashtu tha se: “Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin tonë për të vazhduar me reformat në drejtësi për t’i jetësuar, ata kanë filluar më kërkesat për dorëheqje, sepse po i cenojnë interesat e tyre. Kjo kërkesë s’është e para dhe as e fundit”, tha Haxhiu.

Tutje u shpreh se për sa kohë janë duke ju shërbyer qytetarëve, opozita do të vazhdojnë më kërkesat e tyre për dorëheqje.

“ Por, do t’i dëshpërojë dhe të ju them se në do të vazhdojmë përpara, pavarësisht sfidave e gurëve që do të na vendon në rrugë”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.