UBT

U protestua në Cyrih me moton “Mërgata është me Shkupin”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Thirrjes për të protestuar në Cyrih, të bërë nëpërmjet facebook-ut dhe rrjeteve tjera sociale kundër vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin e quajtur “Monstra”, i janë përgjigjur një numër shqiptarësh në Zvicër.

Në mënyrë spontane shqiptarët ishin mbledhur në Cyrih në Helvetiaplatz nga ora 19.00.

“Si shqiptar dhe njohës i mirë i strukturave të një shteti demokratik është obligim i im moral të përkrah kombin tim në vendlindje që sado kudo të kontriboj në mënyre aktive për përshpejtimin e proceseve demokratike edhe në Maqedoni. Qeveria e Shkupit duhet të kuptoj që shqiptarët janë një element kyq dhe shtetëformues.”, ka thënë për albinfo.ch Enver Osmani, politikan me origjinë nga Gostivari.

FIDANISHTJA

Protesta e thirrur për të premten me 11 korrik në Cyrih, është bërë me moton „Mërgata është me Shkupin“,ndërsa parulla tjetër ishte “Stop proceseve të montuara gjyqësore“, „Stop diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë“ etj.

Raportohet se protesta në Cyrih kaloi e qetë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.