UBT

U përurua vepra poetike “Brymë e pranverës së vonë” e Demush Mehmetit

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në ambientin e Shkollës fillore “Hasan Alia”, fshati Remnik, para një mase mjaft të shumtë, ku prezantuan shumë familjarë, miq, adhurues të librit, arsimtarë, nënkryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Alia e shumë të tjerë, u bë përurimi i veprës “ Brymë e pranverës së vonë” nga Demush Mehmetit, autor po nga ky lokalitet. Siç u tha, përherë të parë në historinë e këtij lokaliteti përurohet një vepër poetike në lokalet e shkollës në fjalë, e cila vepër është e shkruar nga një entuziast i madh i artit letrare me profesion jurist.

Fillimisht, Hasan Aliu, nënkryetar i komunës së Vitisë, tha se kësaj herë dua të shtoj edhe këtë se, sot e kemi rastin të njoftohemi me një shkrimtar të ri, e kam fjalën tek vepra e tij e parë poetike, “Brymë e pranverës së vonë”, që është një arritje e vendasit e shokut tim D. Mehmeti, tash autori me profesion jurist. Ky eveniment kulturor më ka gëzuar dhe jam tejet i kënaqur e i relaksuar, për faktin se, sot, si një, po prezantojnë disa emra të njohur të këtij lokaliteti. Edhe një gjë po më gëzon faktin se, sot këtu na është prezent edhe ish kujdestari ynë i klasës, z. T. Selimi, profesor, i cili na ka udhëhequr katër vite në një kohë në Gjimnazin e Zhegrës.

Shihni, fshati Remniku, vendlindja ime dhe e juaja, është lokalitet i hershëm i traditës, ku kanë dalë nga ky lokalitet njerëz të shkolluar nga shumë lëmi të jetës. Por, kjo kohë, gjer këtu sot ku jemi, sikur fshati ka qenë i “nemur” që nuk ka pasur asnjë autor të librave. Dihet, ishte koha e brymës dhe e vuajtjeve. Ky lokalitet, sot nderohet dhe krenohet që i shtohet një autor me veprën e parë, i cili autor s’duhet të ndalet së shkruari, por duhet të jetë një Jakov Xoxë i kësaj ane. Vepra e Demush Mehmetit, autor, ka vlera, sepse këto vlera ia kam njohur nga koha e studimeve dhe janë të pakontestueshme.

Më kujtohet kur atë kohë botohej gazeta “Rilindja” (1981), në ato faqe të saj Demushi ishte lexues i rregullt dhe na mbushte faqet në kohë çaji me vargje, të cilat tema i ka trajtuar nga ato sociale e atdhetare, ku e shprehte atë brendësi të tij vullkanike ndaj asaj kohe. Ishte një njeri që e donte poezinë, e cila i është kurorëzuar me veprën në fjalë” Urime dhe suksese, shoq imi dhe i tjerëve!”.

KKVITI

Sabit Rrustemi, redaktor i librit, tha se, edhe përurimi i këtij libri është një ngjarje e veçantë për autorin dhe për këtë lokalitet të kësaj komune. “Nga viti 1976/77, hapat e shkrimit të Demushit datojnë nga një kohe e hershme. Demushi nuk është ndalur, por ka shkruar dhe, më në fund vepra e tij sot po kurorëzohet me sukses. “Si libër i parë, puna e kurorëzuar duket se ia vlen dhe ka vlerë. Edhe në kohë represioni, kur populli jetonte në ankth, e autori i veprës shkruante për këto vuajtje e dilema të kohës ku sot po prezantohet më një libër me krijime poetike të nduarduarta. Një titull mjaft simbolik, por në vete ngërthen ngjarje dhe kohë të shënuara. Demushi, gjatë gjithë kësaj kohe ”gjendjen” e ka përjetuar e përshkruar përmes vargjeve e shkrimeve të tilla. Libri ka dalë në mënyrë solide me një përgatitje teknike fort të pëlqyeshme nga të gjithë. Është një libër i përgjegjshëm dhe iu është shpanguar autorit për ato vargje që i ka botuar. Vepra ka pesë cikle, nëpërmes të cilave autori “rrëfen” për trimat e Anamoravës. Me fjalë të tjera, ky libër e nderon autorin dhe Shtëpinë Botuese “Beqir Musliu” në Gjilan”.
Remzije Salihu, nga Shoqata e shkrimtarëve të Vitisë tha se, Demush Mehmeti, autor, është anëtar i Shoqatës së krijuesve të komunës në fjalë, i cili, guximshëm po harton vargje poetike, ku me të tilla vepra, autori po tregon se ka trill poetik. “Unë e përgëzoj autorin në fjalë, sepse është edhe krijues i gjeneratës sonë që përherë të parë po prezantohet para nesh me veprën e tij poetike. Me këtë rast, autorit i dëshiroj shëndet dhe shumë suksese të tjera në artin e shkrimit”.

Nexhat Rexha, profesor dhe recensent i veprës tha se, Demush Mehmeti sot na ka tubuar, për faktin se po e përuron veprën e parë të tij poetike, e cila është një arritje e këndshme në letërsinë shqipe. “Vëllimi poetik “Brymë e pranverës së vonë” i Demush Mehmetit me tërësinë e shtjellimti afron kualitetin, bartë e transmeton aktualitetin e pashterur në parafytyrimin përmes fjalës së zgjedhur e të gdhendur në kompozicion të harmonishëm. Poezia ka një nivel të afërt artistik, e cila për lexuesin krijon disponim të kënaqshëm, duke shfaqur notën e pohimit për të bukurën në përditshmëri, me qëllim të flakjes së dukurive të padëshirueshme. Vëllimi poetik në vete ka konkretizime të arritshme në funksion e fuqizim të mesazhit dhe në trajtim arrin në universalen e dëshirueshme. Libri lexohet lehtë, sepse autori ka funksionalizuar rrjedhën e vargjeve me figuracion e gjuhë të rrjedhshme, e cila përforcon lirizmin e saj me formësimin e shprehjes aktualizuese, duke ruajtur tiparet e saja në modifikim të arsyeshëm dhe funksional në ide e motive”.

Arsim Halit, recensent tha se, në këtë përmbledhje autori tenton të kap në syrin e tij krijues edhe atë që e sheh edhe atë që nuk e ndjen, edhe realitetin objektiv edhe atë imagjinues. ”Por, ajo që është në kryesore, duhet thënë se vlerat artistike nuk i mungojnë këtij libri. Megjithatë, autori nuk duhet të kënaqet vetëm me kaq. Duhet ë ndërtojë më fuqishëm vargun, qoftë në formacionin stilistik, qoftë në kompozicionin poli-semantik, sepse kjo do t’i jap më shumë vlerë estetike në çdo krijimtari”.

Në fund autori, Demush Mehmeti tha se, gjer sa të tjerët shtojnë se flasin pak, unë e kam “zakon” të flas shumë. Ju përshëndes të gjithëve, njerëz të penës, familjarë, miq, kolegë, qytetarë të këtij lokaliteti e të tjerë. “Sot po ndjehem pak më mirë se dje. Kuptohet, përpara kam një projekt, libër që, më në fund, ia dola ta botoj. Është një përpjekje imja, përkundër profesionit tim, të shkruaj edhe vargje për jetën në përgjithësi. E kam këtë “zanat” shpirti. Para kësaj mase, ndjehem i vogël. Kam filluar hetë të shkruaj poezi. Pra, poezinë e kam dashur tejmase. Me poezi këndojmë ninulat. Poezia është e shenjtë dhe e shtrenjtë. Do të mundohem në të ardhmen t’mos e harroj “zejen” dhe të shkruaj. Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrje!”/tefik selimi/rajonipress/