Eko Higjiena

U përurua Qendra Rinore në Gjilan, investim i MKRS-së në vlerë prej 250 mijë euro

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Të rinjtë e Gjilanit u bënë me shtëpinë e tyre të re. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me kryetarin e kësaj komune, LutfiHaziri, zyrtarë tjerë të MKRS-së, Komunës dhe përfaqësues të Këshillit Rinor për Veprim Lokal, bënë përurimin e objektit të Qendrës Rinore, investim i tërësishëm i MKRS-së, i pari kapital në fushën e rinisë, në vlerë prej rreth 250 mijë euro.

Ky projekt u vlerësua shumë i rëndësishëm për të rinjtë e Gjilanit, i cili do të krijojë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të shumta për ta.

Ministri Shala, ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti, duke u shprehur se të rinjtë e Gjilanit u bënë me shtëpinë e tyre.

Ai çmoi punën që është bërë dhe porositi që objekti të ruhet e të menaxhohet sa më mirë ashtu që të përcillet gjeneratë pas gjenerate.

UBT

Ministri Shala po ashtu tha se MKRS-ja mbetet e përkushtuar që të punojë edhe më shumë në mbështetje të të rinjve, në edukimin dhe fuqizimin e tyre, duke inkurajuar angazhimin e tyre në vendimmarrje sidomos për fushat që kanë të bëjnë për të rinjtë. Ky investim është një dëshmi që Qeveria ka prioritet të rinjtë dhe janë një prej fondamenteve të vendit, tha ministri.

Ministri ka përmendur edhe vazhdimin e projekteve të tjera kapitale dhe të rëndësishme në këtë komunë të cilat do të jenë në shfrytëzim për nevojat e ndryshme të komunitetit.

Ndërsa kryetari i komunës, Lutfi Haziri, falënderoi ministri Shala për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që MKRS-ja ka me Komunën, posaçërisht për këtë projekt i cili do të krijojë kushte më të mira për të rinjtë e Gjilanit.

“Kjo qendër është një hapësirë që i plotëson nevojat e të rinjve të Gjilanit dhe i uroj të rinjtë për këtë objekt të mrekullueshëm. Tani mbetet që ne të përkujdesemi dhe ta menaxhojmë sa më mirë”, ka thënë Haziri. /mkrs/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.