HW

U përmend në punimin e Bashës, Haliti: Janë disa “Dimala” që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar pas publikimit të një punimi (hulumtimi) të kryeparlamentarit, Dimal Basha në të cilin janë hedhur pretendime për lidhjet e UÇK-së me kriminelë shqiptarë jashtë dhe brenda Kosovës e ku është përmendur edhe vetë Haliti.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, kishte shkruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një hulumtim të publikuar në vitin 20212, si bashkautor me Jana Arsovska.Haliti ka theksuar se është krenar për kontributin e tij në UÇK, derisa ka goditur Bashën duke thënë se “janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s”.

Mobi Casa

Madje, nuk la pa përmendur as ata që e votuan Dimalin, duke aluduar në bashkëpartiakët e vet.“Nuk është vetëm Dimal Basha. Janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-së e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-së… Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës. Si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit”, ka shkruar ai në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.