RCCOLA

U përgjigjet akuzave të PDK-së

/ 13 minuta lexim

Nga Muhadin Haziri – Reagim në lidhje me shkrimin e datës 20.03.2015, të shkruar nga Riad Rashiti “Mafiozët e politikës”, duke u marr në pjesën më të madhe me vogëlsinë time, dy dileret e PDK-se, përmes insinuatave dhe rrenave, në përpjekjen për të baltosur figurën dhe personalitetin tim, shfryen tërë mllefin dhe tërbimin ndaj meje.

Shtrohet pyetja pse ky tërbim kaq i madh?.Pse i gjithë ky yrysh i PDK-së ne Higjienë!.Prej nga e tërë kjo urrejtje ndaj meje?. Çka kanë kundër meje !,Çka e shtyri këtë Degë që të merret me “Ecohigjienën” dhe vogëlsinë time?Cilat ishin motivet?. Çka e frustroi kaq shumë degën e PDK-së dhe dilerin e saj Riad Rashitin për këtë sulm me kaq mllef e urrejtje. Ka mbi një vit qe kuvendi Komunal në Gjilan miratoi vendimin me të cilin zgjodhi Komisionin e aksionarëve të “Ecohigjiena”, dhe mua si njërin nga anëtarët e këtij komisioni. Pse tani reagon dega e PDK-së, pas një viti. A mos është e shqetësuar me faktin se tani ka filluar të zgjidhet lëmshi rreth procesit të improvizuar të PPP të kompanisë “Ecohigjiena”.

A po bënë përpjekje që përmes insinuatave dhe rrenave të zhvendos vëmendjen e opinionit nga procesi i ndriçimit të vërtetës rreth malverzimeve dhe hajnive në këtë kompani. Në të vërtetë ishte pikërisht Riad Rashiti një nga iniciuesit dhe realizuesit e procesit të improvizuar dhe jo legal të PPP te kësaj kompanie, dhe një nga profiterët kryesor së bashku me ish kryetarin e Komunës Qemajl Mustafa. Është e vërtetë që unë në mënyrë legale jam zgjedhur anëtarë i Komisionit të aksionarëve nga ana e Kuvendit komunal. Dhe që në takimin e parë kemi diskutuar dhe miratuar agjendën e punës së këtij komisioni, dhe që në fillim i jemi drejtuar Bordit të Drejtorëve me kërkesë për informacione dhe të dhëna rreth gjendjes dhe rrjedhave në këtë kompani me qëllim të instalimit të procesit të informimit dhe raportimit të gjendjes në kompani, dhe që ky proces të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe më transparent kërkuam thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve.

Pas anashkalimit dhe injorimit të kërkesave tona për informim, më 27.11. 2014 u improvizua një takim i Bordit të Drejtorëve, komisionit aksionarëve të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesve të Komunave Gjilan, Viti dhe Kamenicë. Por përpjekja që ky tubim të ambalazhohet si kuvend i aksionarëve dështoi për shkak se menaxhmenti i kompanisë (apo më mirë të themi partneri privat) nuk aprovoi agjendën dhe kërkesat e komisionit të aksionarëve apo partnerit publik. Duke e parë hezitimin dhe mosgatishmërinë e menaxhmentit për bashkëpunim dhe pamundësinë për ndërtimin e raporteve të njëmenda të partneritetit, ne si komision i aksionarëve organizuam dhe realizuam takimin e komisionit të aksionerëve me anëtarët e Bordit, përfaqësues të pjesës publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeshefi ekzekutiv i sh.p.k “Ecohigjiena”, dhe pasi që ata nuk ishin në gjendje të ofronin të dhëna dhe shënime që do të pasqyronin gjendjen në kompani, me arsyetimin se edhe ata nuk kishin informacione të mjaftueshme (edhe pse ishin të deleguar dhe të autorizuar nga partneri publik), komisioni i aksionarëve nuk kishte zgjidhje tjetër përpos që t’i shkarkonte ata. Kjo është e vërteta rreth shkarkimit të anëtarëve të bordit të pjesës publike, pra ky është një vendim legjitim dhe legal plotësisht.

Shtrohet pyetja: Pse ky hezitim për bashkëpunim mes partnerëve? Pse fshehen të dhënat dhe informatat për gjendjen në kompani? Pse fshehet e vërteta për gjendjen në kompani?Pse i tërë ky mister rreth punës së kompanisë . Këto janë pyetjet që do të duheshin të preokupojnë edhe ty Riad dhe grupin tënd parlamentar, pasi edhe ju do të duheshit të përfaqësoni dhe të mbronit interesat e partnerit publik, por edhe të Kompanisë në tërësi dhe të qytetarëve në përgjithësi, sepse keni qejf të proklamoni se jeni të zgjedhur nga vota e qytetarëve. Komisioni i aksionarëve është themeluar para më shumë se një vit pse tash ky reagim i vonuar?.Pse po ju pengon puna e Komisionit të aksionarëve. Mos vallë Komisioni i Aksionarëve me punën dhe aktivitetin e tij ka cenuar interesat dhe lidhjet e juaja në këtë kompani. Unë dhe kolegu im Hajrush Beqiri ishim bërë pengesë dhe barrierë për aktivitetet joligjore dhe kriminale të klanit tuaj në kompani, dhe për këtë në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme me dhunë na larguat nga kompania, pa asnjë arsyetim.

Kurse tani angazhimi im i paluhatshëm dhe i vendosur si anëtarë i Komisionit të Aksionarëve për prezantimin dhe pasqyrimin e gjendjes në këtë kompani e ka tërbuar Riadin dhe klanin e tij dhe është arsyeja për sulmin e shfrenuar me shpifje dhe akuza të rrejshme dhe të pa baza ndaj meje dhe personalitetit tim. Pastaj shtrohet pyetja pse nuk reagoi menaxhmenti i “Ecohigjienës” apo anëtarët e shkarkuar të Bordit, por reagon dega e PDK- së përmes Riad Rashitit dhe Sahit Abazit. Pse Riadi po bëhet bedel i menaxhmentit të Kompanisë?Thjesht sepse i janë cenuar interesat e tij dhe përfitimet që realizonte përmes kësaj Kompanie. Insistimi im këmbëngulës për ndriçimin e procesit të PPP dhe të gjendjes në sh.p.k “Ecohigjiena” pas marrëveshjes për PPP të kësaj kompanie e në veçanti fakti i përmbylljes së procesit gjyqësor për kthimin tim dhe të kolegut tim në vendin e punës e cila është në fazën e përmbarimit, janë arsyet që Riadin e ka kapluar ataku i panikut, i cili me reagimin e tij histerik po mundohet ta skandalizoj opinionin në mënyrë që çështjet e ngritura rreth manipulimeve dhe hajnive në rastin e “Ecohigjienës” të margjinalizohen dhe të anashkalohen.

Është i vetëdijshëm Riadi se me kthimin tonë në Kompani opinionit do t`i bëhen publike të gjitha manipulimet dhe dallaveret në këtë kompani, andaj horrit Riad i shfaqet gjendja horror si halucinacion, sepse po e parandien fundin e errët të tij, sepse një kallëzim penal të shoqëruar me një dosje bajagi glomaze e kemi proceduar në prokurori. Qetësohu Riad, procesi është në fillim dhe fundi do të jetë sipas të bëmave dhe meritave, bëhu burrë së paku kësaj here dhe pa panik, kësaj radhe nuk ke shpëtim nga sistemi i drejtësisë, sepse të gjithë tashmë e kanë kuptuar manipulimin dhe lojën me partneritetin Publiko privat të kompanisë “Ecohigjiena”.

Riad e ke kuptuar se je humbës, sepse në të gjitha kontestet gjyqësore me klanin tuaj kam dal fitues, sepse në anën time janë provat dhe argumentet e ju armë keni malverzimet, shpifjet dhe intrigat, andaj e keni të rezervuar rolin e humbësit. Në vend të shqetësoheni , pse po pengohet zbatimi i ligjshmërisë ju me sjelljet dhe veprimet e juaja po ndihmoni në vendosjen e barrikadave për pengimin e drejtësisë. Shtrohet pyetja pse zhvillimet aktuale e kanë shqetësuar dhe tronditur kaq shumë Riadin dhe klanin e tij?.Sepse tani po krijohet një realitet i ri (me instalimin pushtetit të ri lokal) i cili jo vetëm që pamundëson përfitimet dhe malverzimet e tyre, por ka ardhur koha që të jepen llogari për të gjitha veprimet joligjore, sepse tashmë është evidente, dhe e ka kuptuar edhe Riadi se projekti i partneritetit publiko privat është projekt i dështuar, dhe se ishte projekt në kundërshtim me ligjet në fuqi, dhe në të vërtetë ishte një improvizim i një klani profiterësh, i idejuar dhe i realizuar për interesat dhe përfitime personale e që opinionit i është sevirur dhe prezantuar si investim i jashtëm.

Uji Dea

Të vetëdijshëm për dështimin e pashmangshëm, ky klan po bënë përpjekje që përmes zhurmës mediale dhe petkut partiak t’i jap ngjyrime politike dhe për dështimet e këtij projekti të fajësoj pushtetin komunal, me akuzën e shpifur se po i tremb dhe largon investitorët e jashtëm. Por pse nuk prezantohen të dhënat e investimit të këtij partneri. Pse heshtet fakti i mos përmbushjes së marrëveshjes së partneritetit, pse nuk i tregohet opinionit se investimi edhe pse në kundërshtim me marrëveshjen nuk e kalon nivelin 6 %,dhe ky investim është kamufluar përmes dy kamionëve të avarisur e jashtë përdorimit, viti i prodhimit i të cilëve është 2007, edhe pse marrëveshja specifikonte vjetërsinë 2 vite, kur dihet se jetëgjatësia e kamionëve të tillë është maksimum 7 vite. Këta kamion në doganë janë prezantuar pa dokumentacion duke i vetëvlerësuar në vlerë 75 000 Euro, ndërsa vlera totale për këta dy kamion është 150.000 Euro, pra edhe si vlerë e fryrë nuk tejkalon nivelin pre 6% të investimit.

Dhe këto asete nuk figurojnë askund në regjistrin e “Ecohigjienës”, dhe nga kjo del se nga ky investim ka përfituar “Ecovision”e jo “Ecohigjiena”.Ky është investimi i këtij investitori të jashtëm serioz të cilit gjoja po i pamundësohet puna e për të cilin vajton ky klan profiterësh, sepse përmes këtij manovrimi mashtrues kanë marrë kompaninë në pronësi duke i terrorizuar stafin punues dhe duke eksploatuar pamëshirshëm pasuritë e saj pa i dhënë llogari askujt. Në të vërtetë zhurma mediale është një përpjekje për inskenimin e situatës artificiale, se gjoja është krijuar një klimë refuzuese për investitorët e jashtëm, krejt kjo me qëllim që të krijohet një situatë e mjegullt ku do të kamuflohej dështimi i projektit të PPP dhe do të shmangej llogaridhënia për hajninë dhe krimin ekonomik në sh.p.k “Ecohigjiena”.

Riadi e ka hallin për të fshehur gjurmët e keqpërdorimeve dhe dallavereve në kompani, dhe për tu dukur sa më bindës ai me klanin e tij përmes shpifjeve të fabrikuara dhe akuzave të pabaza, të cilat i kanë dërguar në prokurori, dhe të cilat janë hedhur poshtë nga prokuroria, dhe të njëjtat akuza janë ngritur ndaj personave të cilët ata kanë joshur që të bëjnë kallëzime penale. Keni paguar njerëz që të dëshmojnë rrejshëm kundër meje. I keni thirrur punëtorët e kompanisë te Agmia Center duke i kërcënuar që të dëshmojnë me shkrim kundër meje ose në të kundërtën do të largohen nga puna. I keni përdorur të gjitha mjetet për të më akuzuar dhe për të denigruar personalitetin tim, por pa sukses. Ndërsa projekti për të cilin më akuzon shpifësi Riad Rashiti, nuk ka asnjë të dhënë se është menaxhuar nga ana ime, sepse “Ecovision” është brenda KRM “Higjiena” që nga 25.05.2012, ku funksionon tani si “Ecohigjienë” .Ua rikujtoj se ju përmes klanit tuaj në kompani në dhjetor 2012 keni bërë pagesën e këtij projekti, që donë të thotë që ne nuk ishim aty, sepse unë dhe Hajrush Beqiri ishim suspenduar në mënyrë të paligjshme në fund të muajit shtator të vitit 2012, vetëm se ishim bërë pengesë për hajninë dhe keqpërdorimet në kompani. Këto veprime të pa skrupullta dhe të turpshme të një pjese të menaxhmentit të kompanisë prapa të cilit qëndronit t`i Riad Rashiti dhe mentori yt ish kryetari i Komunës së Gjilanit Qemal Mustafa, zbulojnë profilin tënd të një mediokri e shpifësi të paturpshëm. A i dërgoi ish i pari i komunës, përmes këtij partneriteti dy djemtë e tij në Amerikë për studime, kur të gjithë e dinë se ata ishin përjashtuar nga Kolegji në Prishtinë.

Riad a e plaçkite në mënyrë të pamëshirshme këtë kompani në zgjedhjet e fundit përmes faturave fiktive dhe të bindur se do t’i fitoni zgjedhjet,shënimet dhe dëshmitë i kemi deponuar në prokurori për këtë Riad. Riadi ka disa vite që ka një kontratë për sigurimin e automjeteve me këtë kompani, ku për çdo vit vjel nga 15.000 Euro në emër të kësaj kontrate nga kjo kompani.

Gjithashtu si shpërblim për shërbimet e kryera për realizimin e partneritetit Riadi në emër të Gerhard Dumes merr nga 2.000 Euro në muaj nga kjo kompani. Keqpërdorimet e Riadit nga Malisheva, jo nga Arabia Saudite, nuk kanë fund ai dhe klani i tij në kompani kanë shitur 16 kamion pa aprovimin e KA, pastaj janë shitur kontejnerët e vjetër për hekur, dhe gjithashtu janë shitur kontejnerët e tjerë të tërhequr, dhe askund nuk figurojnë në raportet financiare të kompanisë. Derisa ishte drejtor i zhvillimit ka pasur për obligim të monitorojë investimet në këtë kompani, ne vende te kësaj, parat te cilat janë te deponuara në “Ecovizion”, janë tërhequr dhe kanë përfunduar nëpër gjepat e këtyre zyrtarëve, duke i shpërndarë nëpër kompanitë e tyre në emër te investimeve ne Ecohigjienë, si dëshmi për këto janë kopjet e llogarive përkatëse ku janë tërhequr paratë, për këtë shkelje të rëndë do të jeni të detyruar të jepni shpjegime në prokurori.

Riadi propagandon suksesin imagjinar duke proklamuar se për herë të parë kompania ka afaruar me bilanc pozitiv, ndërsa neglizhon dhe anashkalon faktin se “Ecohigjijena” në ATK ka borxh 400.000 Euro, dhe se furnitorëve u ka borxh mbi 200.000 Euro. Për tu ikur tatimeve “Ecohigjiena” ka bërë deklarime edhe në KRM “Higjiena”Sh.A,duke e futur në borxh atë ndaj shtetit mbi 200.000 Euro,edhe pse në Maj 2012 KRM “Higjiena”Sh.A kishte borxh zero ndaj shtetit.

A janë këta tregues të afarizmit të suksesshëm dhe bilancit pozitiv. Ja pse është i shqetësuar Riadi dhe është sulur në sulm me kaq egërsi, sepse është bashkëpjesëmarrës në procesin e shkatërrimit të kompanisë .E kuptoj, e ka nga paniku, sepse me instinktin e miut po e ndien tërmetin që do ta kaploj projektin e tij ambicioz, sepse ka ardhur koha dhe janë krijuar rrethanat që të rivendoset ligjshmëria në këtë kompani, dhe se për të gjitha keqpërdorimet dhe dëmet e shkaktuara ky klan i profiterëvë do të detyrohet të jap llogari, parashikimet janë të errëta, zoti të ndihmoftë Riad.

Dhe krejt në fund Riad, opinioni Gjilanas e njeh Muhadin Hazirin, ia njeh familjen, rrethin familjar.