ARKATANA

U përfol se po i futej politikës, reagon Bleona Qereti: Nëse do të punoj ndonjëherë për ndonjë qeveri, do të jetë vetëm për ShBA-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë ditës së sotme (e premte) janë zbuluar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e Sali Berishës.

ABC News raportoi se një nga emrat e mundshëm të përmendur në këtë listë është edhe ai i këngëtares shqiptare, Bleona Qereti.

Megjithatë, kjo e fundit përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka mohuar se po i futet rrugës së politikës.

ARKATANA

Ajo tha se e vlerëson lartë kontributin në vendin e saj, por që nëse në të ardhmen mendon t’i futet rrugës së politikës, do ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo në vendin e saj.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Qereti në Instagram.

Bleona përndryshe ka më shumë se një dekadë që ndan një jetë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës, duke jetuar kohën më të madhe në këtë të fundit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.