UBT

U ndërtuan 100 shtëpi për të pastrehët në Preshevë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Preshevë sot është bërë inaugurimi i 30 shtëpive për të pastrehët. Ky projekt humanitar parasheh ndërtimin e gjithsej 100 shtëpive të tilla në kuadër të aksionit `Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë`.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka promovuar me një ceremoni rasti në Preshevë, tridhjetë shtëpitë e para të ndërtuara nga gjithsej 1000 të paralajmëruara në kuadër të aksionit “Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”.

Aksioni ka filluar një vit më parë, duke sensibilizuar opinionin e gjerë, afaristët, mërgimtarët dhe donatorët e ndryshëm.

RCCOLA

Projekti është ndihmuar edhe nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të Luginës së Preshevës.

Ndërtimi i 100 shtëpive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka për qëllim sigurimin e strehës për ata që kanë nevojë më së shumti, ndërkohë që përmes këtij projekti mëtohet parandalimi i shpërnguljeve të shqiptarëve nga këto zona etnike shqiptare. /RTK/