Fundamenti

U ndahen certifikata praktikantëve të cilët përfunduan punën praktike në kuadër të projektit “Praktika në Punë”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë ndarë certifikata lidhur me përfundimin e praktikës së praktikantëve në sektorë të ndryshëm.

Këta praktikantë kanë qenë të angazhuar në kuadër të projektit “Praktika në punë”, e mbështetur nga UNDP.

Uji Dea

I pari i komunës ka thënë se mundësitë e tilla për të rinjtë e Kamenicës janë të duhura, pasi që sipas tij ata angazhohen në sektorë të ndryshëm ku edhe zgjerojnë njohuritë e tyre.

Edhe praktikantët janë ndarë të kënaqur pasi që kanë pasur mundësi që njohuritë e tyre t’i zgjerojnë edhe më shumë duke parë nga afër punët në institucionet komunale./rajonipress/